Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme një takim me banorë në Tiranë.
Teksa ka ndarë disa foto nga takimi në rrjetin social “Facebook”, Meta tha se ndryshimi do të nisë nga kryeqyteti dhe se Partia e Lirisë do të garantojë rikthimin e llogaridhënies.
“Çdo ditë pranë banorëve të kryeqytetit për të dëgjuar shqetësimet e tyre. Përfshirja aktive e tyre, vendimtare që zëri i tyre të dëgjohet.
Ndryshimi do të nisë nga Tirana!
Partia e Lirisë do të garantojë rikthimin e Llogaridhënies”, shkruan Meta./Opinion.al