Presidenti Ilir Meta është pritur në një takim nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan në Turqi.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Meta shkruan se gjatë këtij takimi u vu theksi në rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë.
“Vumë theksin në rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve tona”, shprehet Presidenti Meta.
Statusi i Presidentit Meta në Facebook
Kënaqësi të pritesha në një takim të veçantë nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe të vlerësonim marrëdhëniet tradicionale të shkëlqyera mes dy vendeve e popujve dhe vullnetin e përbashkët për t’i zhvilluar ato më tej në të ardhmen.
Partneriteti strategjik midis dy vendeve është një platformë e shëndoshë, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit dhe përpjekjet e përbashkëta për paqe.
Vumë theksin në rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve tona./Opinion.al