Aktualitet

Meta sot në “Kushtetuese”, seanca e tretë për shkarkimin e tij



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:40 - 07/02/22 |
Opi Nion

Gjykata Kushtetuese do të mblidhet sërish këtë të hënë për të vijuar shqyrtimin e vendimit të parlamentit që kërkon shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Në seancën e fundit, përfaqësuesit e Presidentit kundërshtuan procedurën që ishte ndjekur nga Parlamenti për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e kreut të shtetit.

Sipas tyre, Presidentit të Republikës iu mohua e drejta për t’u dëgjuar në Parlament para se të merrej vendimi për ngritjen e komisionit hetimor.

Pas pretendimeve të Presidencës, trupa gjykuese e Gjykatës Kushtetuese drejtoi 70 pyetje ndaj tyre, për të cilat juristët e Presidencës kërkuan 48 orë për t’u konsultuar me Presidentin për përgjigjet. Ndërkohë, vetë kreu i shtetit ka deklaruar se do i kthejë përgjigje personalisht, pyetjeve të Gjykatës Kushtetuese.

Seanca e sotme pritet të nisë në orën 10:00, për të tretën herë për të marrë vendimin lidhur me shkarkimin e Metës./Opinion.al

Pas