Presidenti Ilir Meta thotë se Shqipëria do ta mbështesë dialogun Kosovë-Serbi dhe një marrëveshje përfundimtare që do kontribuojë në paqen rajonale.
Teksa ka publikuar një video në rrjetin social Facebook nga takimi i djeshëm i udhëheqësve të procesit të ‘’Brdo-Brijunit’’ ku shihet në krah të homologes së Kosovës, Vjosa Osmanit, Meta thekson se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë do të kontribuojë në perspektivën e përbashkët rajonale.
“Shqipëria do ta mbështesë dialogun Kosovë-Serbi dhe një marrëveshje përfundimtare detyruese, gjithëpërfshirëse dhe të zbatueshme, që normalizon plotësisht marrëdhëniet midis dy vendeve, si dhe do të kontribuojë në paqen rajonale, stabilitetin dhe perspektivën e përbashkët europiane”, thotë Meta.
Liberalizimi i vizave për Kosovën, sipas Metës, është një mbështetje ndaj qytetarëve të saj por edhe një e drejtë e mohuar për ta.
“Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nga Bashkimi Europian, pa vonesa të mëtejshme, është një mbështetje për rrugën e integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe në të njëjtën kohë, një e drejtë ende e mohuar për qytetarët e saj”, thotë Meta.
Presidenti Ilir Meta thotë se Shqipëria do ta mbështesë dialogun Kosovë-Serbi dhe një marrëveshje përfundimtare që do kontribuojë në paqen rajonale.
Teksa ka publikuar një video në rrjetin social Facebook nga takimi i djeshëm i udhëheqësve të procesit të ‘’Brdo-Brijunit’’ ku shihet në krah të homologes së Kosovës, Vjosa Osmanit, Meta thekson se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë do të kontribuojë në perspektivën e përbashkët rajonale.
“Shqipëria do ta mbështesë dialogun Kosovë-Serbi dhe një marrëveshje përfundimtare detyruese, gjithëpërfshirëse dhe të zbatueshme, që normalizon plotësisht marrëdhëniet midis dy vendeve, si dhe do të kontribuojë në paqen rajonale, stabilitetin dhe perspektivën e përbashkët europiane”, thotë Meta.
Liberalizimi i vizave për Kosovën, sipas Metës, është një mbështetje ndaj qytetarëve të saj por edhe një e drejtë e mohuar për ta.
“Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nga Bashkimi Europian, pa vonesa të mëtejshme, është një mbështetje për rrugën e integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe në të njëjtën kohë, një e drejtë ende e mohuar për qytetarët e saj”, thotë Meta./Opinion.al