Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta shkeli Kushtetutën? Çfarë thotë raporti paraprak i Venecias

2019/09/27 at 6:59 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Meta shkeli Kushtetutën? Çfarë thotë raporti paraprak i Venecias

Ka mbërritur në Tiranë raporti paraprak i Komisionit të Venecias në lidhje me veprimet e presidentit Ilir Meta për anulimin e 30 qershorit si datë për zhvillimin e zgjedhjeve lokale.


Mësohet se raporti paraprak i Komisionit të Venecias ndodhet në Kuvend si dhe në Presidencë, por deri më tani asnjë nga palët nuk e ka bërë publik për mediat.

Sipas “A2”, Venecia e ka gjetur Kreun e Shtetit në tejkalim të kompetencave kushtetuese përsa i përket 30 Qershorit.

Raporti pohon se Presidenti Meta nuk i kishte kompetencat për të anuluar datën e zgjedhjeve. Ky arsyetim duket se lë në fuqi edhe zgjedhjet e 30 Qershorit, të paktën përsa i përket vlerësimit të Komisionit të Venecias.

“Vihet re se kompetenca e Presidentit të Republikës për të caktuar datën e zgjedhjeve, duhet të përmbushë disa kritere strikte kushtetuese si dhe kompetenca për të përcaktuar ditën e zgjedhjeve vetëm një diskrecion shumë të limituar, i cili konsiston vetëm në përcaktimin e datës brenda periudhës elektorale, duke mos tejkaluar mandatin e te zgjedhurve. Kompetencat e Presidentit e parashikuara në pikën c, dhe dh e të nenit 92 të Kushtetutës qartësisht parashikojnë të drejtën për të vendosur « akt negativ » që dmth heqjen e shtetësisë, lirimin e ambasadorëve fuqiplotë… Ky nuk është rasti i kompetencave të parashikuara në gërmen gj) për caktimin e datës së zgjedhjeve. Duke pasur parasysh kufizimet e parashikuara nga neni 94 i Kushtetutës, është vështirë të argumentohet se ekziston një kompetencë e Presidentit për të marrë një vendim negativ, në kuptim të caktimit të datës së zgjedhjeve”,-thuhet në raportin paraprak.

Por, ekspertët e Venecias nuk i kanë konsideruar veprimet e Metës si shkelje të rëndë të Kushtetutës. Përsa i përketë nëse shkelja e Kushtetutës është e rënë ose jo i takon ta vlerësoj Kuvendi dhe Gjykata Kushtetuese.

Ndërkohë, më 13 tetor pritet të publikohet raporti i plotë në të cilin do të shihen vlerësimet e ekspertëve të Venecias.

PËRGJIGJA ZYRTARE E KOMISIONIT TË VENECIAS: PRESIDENTI NUK MUND TË SHKARKOHET

“Shtyrja e zgjedhjeve pa një bazë të qartë ligjore, është tejkalim i Kushtetutës, por jo shkak për shkarkimin e Presidentit”, ky është konkluzioni i Opinionit të Komisionit të Venecias në përgjigje të kërkesës së dërguar nga Kuvendi i Shqipërisë.

Sipas ekspertëve të Komisionit të Venecias, e drejta e Presidentit për të shtyrë ose anulluar zgjedhjet është e diskutueshme dhe nuk mund të ushtrohet pa një bazë të veçantë ligjore.

Qëllimi legjitim i ruajtjes së rendit kushtetues mund të justifikojë shtyrjen e zgjedhje në situata të jashtëzakonshme, të tilla si gjendje lufte ose fatkeqësi natyrore. Kur një krizë e rëndë prek vendin, zgjedhjet me të vërtetë mund të përkeqësojnë konfliktet politike dhe mund të jetë e nevojshme për të kërkuar një zgjidhje të krizës. Në kushte shumë të jashtëzakonshme mund të jetë detyrë e autoritetet të shtyjnë zgjedhjet me qëllim të uljes së tensioneve dhe t’i japin votuesve mundësinë të shprehin vullnetin e tyre në një kontekst të sigurt dhe të rregulluar.

Mirëpo, Sipas Komisionit të Venecias Presidenti mund t’i referohet vetëm një situate krize që është nën nivelin e veprimit të masave të jashtëzakonshme. Prandaj një “nivel më i ulët” i krizës nuk mund të justifikojë anulimin ose shtyrjen e zgjedhjeve nga një organ publik, që nuk e ka shprehimisht këtë të drejtë.

Garantimi i zgjedhjes mes disa alternativave, shmangia e mundshme e konflikteve në shoqëri dhe ruajtja e demokracisë, mund të konsiderohet si qëllime të ligjshme për shtyrjen e zgjedhje. Por, edhe pse Presidenti mund të ketë ndjekur një qëllim të ligjshëm për shtyrjen e zgjedhjeve, as Kushtetuta dhe as Kodi Zgjedhor nuk përcaktojnë ndonjë fuqi të përgjithshme që Presidenti të anulojë zgjedhjet dhe të caktojë një datë të re. Komisioni i Venecias arrin në përfundimin se bojkoti i zgjedhjeve nga partitë kryesore të opozitës nuk është shkak i mjaftueshmë për të shtyrë apo anuluar zgjedhjet.

Duke marrë në konsideratë qëllimin legjitim që ka ndjekur Presidenti dhe veprimet e kryera prej tij, edhe pse vlerëson se për këtë vendimin duhet ta marrë Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë dhe Kuvendi i Shqipërisë, Komisioni i Venecias, është i mendimit se anulimi dhe shtyrja e më vonshme e zgjedhjeve lokale nuk plotësojnë kriteret e domosdoshme për t’u konsideruar një shkelje e rëndë e Kushtetutës që sjell shkarkimin e Presidentit.

Në përfundim të Dokumentit prej 19 faqe, Komisioni i Venecias arrin në konkluzionin se:
1. Në mungesë të një dispozite ligjore të posacme, Presidenti mund të anulojë zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore vetëm në një situate që plotëson kriteret për marrjen e masave të jashtëzakonshme.
2. Anulimi i zgjedhjeve është i mundur vetëm në situata që plotësojnë kërkesën për shpalljen nga autoritetet shtetërore të masave të jashtëzakonshme. Në rastin konkret, rregullat kushtetuese për marrjen e masave të jashtëzakonshme nuk janë ndjekur në këtë rast dhe as nuk kishte një konsensus politik, i cili do të lejonte këtë krijimin e një baze ligjore ad hoc për shtyrjen e zgjedhjeve.
3. Anulimi i zgjedhjeve ndikon gjithashtu në të drejtat për të zgjedhur të njohura instrumentet ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe çdo ndërhyrje kërkon respektimin e parimit të proporcionalitetit.
4. Mungesa e një baze ligjore dhe disponueshmëria e alternativave (shtyrja e zgjedhjeve sipas masave të jashtëzakonshme sipas nenit 170 të Kushtetutës ose rifillimit të dialogu politik pas zgjedhjeve) bën ndërhyrjen në të drejtat pë të zgjedhur joproporcionale.
5. Bojkoti elektoral nga partitë politike, edhe nëse ato përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të elektorati nuk mund të ndalojnë mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta. Përndryshe, këto parti do të kishin një mjet për të parandaluar plotësisht çdo zgjedhje.
6. Megjithëse Presidenti tejkaloi kompetencat e tij kushtetuese duke anuluar dhe shtyrë zgjedhjet lokale përtej mandatit zgjedhor të autoriteteve lokale pa një bazë të veçantë ligjore, rrethanat që e diktuan mund të çojnë në përfundimin se akti i tij nuk mund të jetë i një natyre mjaft serioze që passjell shkarkimin e Presidentit./ Opinion. al E.Xh.



Ju sugjerojmë

Qeveria serbe nuk po i përfill kërkesat për media të lira
Rajoni

Qeveria serbe nuk po i përfill kërkesat për media të lira

3 Qershor, 2025 8:56 am
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Aktualitet

Nisja e sezonit turistik/Rama: Hapen 36 qendra shëndetësore verore në vend

3 Qershor, 2025 8:49 am
Britania e Madhe planifikon fabrika të reja municionesh
Bota

Britania e Madhe planifikon fabrika të reja municionesh

3 Qershor, 2025 8:39 am
27 mijë maturantë i nënshtrohen provimit të Gjuhës së Huaj
Aktualitet

27 mijë maturantë i nënshtrohen provimit të Gjuhës së Huaj

3 Qershor, 2025 8:26 am
Çdo i dytë i huaj me leje qëndrimi në Serbi vjen nga Rusia
Rajoni

Çdo i dytë i huaj me leje qëndrimi në Serbi vjen nga Rusia

3 Qershor, 2025 8:19 am
Çmimet e bulmetit dhe vezëve, Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë në Europë
Aktualitet

Çmimet e bulmetit dhe vezëve, Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë në Europë

3 Qershor, 2025 8:16 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 3 qershor 2025

3 Qershor, 2025 8:13 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 3 qershor 2025

3 Qershor, 2025 8:12 am
“Nuk do të ha drekë”, Liri Berisha tregon vizitën e Nënë Terezës në shtëpinë e saj
-U tha në Opinion

“Nuk do të ha drekë”, Liri Berisha tregon vizitën e Nënë Terezës në shtëpinë e saj

2 Qershor, 2025 11:42 pm
“Nënë Tereza udhëtonte me pasaportë shqiptare”, rrëfimi i rrallë i Liri Berishës
-U tha në Opinion

“Nënë Tereza udhëtonte me pasaportë shqiptare”, rrëfimi i rrallë i Liri Berishës

2 Qershor, 2025 11:24 pm
Para
Foto/ Habit Justin Bieber, ja çfarë mund të veshë në dasmën e tij

Foto/ Habit Justin Bieber, ja çfarë mund të veshë në dasmën e tij

Raporti paraprak i Venecias, Presidenca: Meta ka mbrojtur Kushtetutën

Raporti paraprak i Venecias, Presidenca: Meta ka mbrojtur Kushtetutën

Rama në OKB, flet për tërmetin në Shqipëri

Rama në OKB, flet për tërmetin në Shqipëri
















TE FUNDIT

Qeveria serbe nuk po i përfill kërkesat për media të lira

Qeveria serbe nuk po i përfill kërkesat për media të lira
3 Qershor, 2025

Për Zoran Strikën, gazetar në portalin 021.rs në Novi Sad, ditët e punës janë bërë mezi të durueshme. Që nga shembja...

Lexo më shumë

Nisja e sezonit turistik/Rama: Hapen 36 qendra shëndetësore verore në vend

Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
3 Qershor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar hapjen e 36 qendrave shëndetësore verore në kuadër të fillimit të sezonit turistik. Përmes një...

Lexo më shumë

Britania e Madhe planifikon fabrika të reja municionesh

Britania e Madhe planifikon fabrika të reja municionesh
3 Qershor, 2025

Britania e Madhe planifikon të ndërtojë të paktën gjashtë fabrika të reja për prodhimin e armëve dhe lëndëve eksplozive. Ministria...

Lexo më shumë

27 mijë maturantë i nënshtrohen provimit të Gjuhës së Huaj

27 mijë maturantë i nënshtrohen provimit të Gjuhës së Huaj
3 Qershor, 2025

Ditën e sotme mbi 27 mijë maturantë në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen provimit të parë të Maturës Shtetërore,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com