Presidenti Ilir Meta është shfaqur sot për herë të parë në publik me maskë. Gjatë komunikimit të tij të përjavshëm me gazetarët, presidenti doli para tyre me maskën mbrojtëse e cila prej disa javësh është bërë e detyruseshme.
“Unë e kam patur tmerr të mbaj maskë por në momentet aktuale për të mos lënë hapsirë për spekullim u bëj të gjithëve thirrje të mbajnë maskat. Nuk ka lidhje me thirrjet e kryeministrit por në kushtet aktuale qytetarët duhet të mbrohen.”, tha presidenti Meta.
Presidenti deklaroi se situata e pandemisë është jashtë kontrollit dhe u shpreh i shqetësuar për numrat në rritje të të infektuarve me koronavirus.
“U vonova për konferencën pasi isha për ngushëllim tek një bashkëmoshatari im”, u tha Meta gazetarëve duke shtuar se sistemi shëndetësor është në vështirësi serioze si pasojë e situatës së koronavirusit./ Opinion.al