Aktualitet

Meta: Rikthimi i opozitës në Bashkitë tona do të rikthejë llogaridhënien



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:50 - 03/10/22 |
Opi Nion

Kreu i Partisë së Lirisë ditën e sotme ka publikuar në rrjetin e tij social “Facebook”, disa foto nga zona e Fllakës mes Durrësit dhe Tiranës, ku shfaqen grumbuj me mbeturina.

Sipas Metës, kjo situatë është një dëshmi e qartë e përçmimit dhe e braktisjes së plotë të qytetarëve nga pushteti vendor i Partisë Socialiste, ndërsa shtoi se është rezultat i kapjes 100% të bashkive nga kryeministri Rama.

Ndër të tjera, kreu i PL-së tha se rikthimi i opozitës në Bashkitë e vendit do të rikthejë llogaridhënien.

“Situata skandaloze në zonën e Fllakës, mes Durrësit dhe Tiranës, është një tjetër dëshmi e qartë e përçmimit dhe e braktisjes së plotë të qytetarëve nga pushteti vendor i “Rilindjes”. Kapja 100% e bashkive dhe parlamenteve lokale nga Edi Rama, natyrshëm që do të sillte këto rezultate: mungesë llogaridhënie, abuzime me fondet publike, mos dëgjim i zërit dhe i halleve të qytetarëve, braktisje të plotë të tyre deri edhe në falimentim të pushtetit vendor. Rikthimi i pashmangshëm i opozitës dhe i pluralizmit politik në Bashkitë tona, në aleancë me qytetarët shqiptarë, do të rikthejë llogaridhënien dhe pushtetin lokal në duart dhe në shërbim të tyre.”, shkruan Meta./Opinion.al

Pas