Kryesore

Meta rendit arsyet pse e ktheu në Kuvend paketën “Anti- KÇK”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:26 - 30/03/20 |
Opi Nion

Presidenti Ilir Meta i ka kthyer mbrapsht Kuvendit Aktin Normativ për Paketën Anti- KÇK duke argumentuar se është në shkelje të Kushtetutës dhe me parashikimet për funksionimin e SPAK dhe GJKKO.

Meta thotë se Aktin Normativ për Paketën Anti- KÇK tejkalon kompetencat kushtetuese të Këshillit të Ministrave si dhe bie ndesh me parashikimet e Kodit të Procedurës Penale.

Konstatimet e Presidentit Meta:

Tejkalon kompetencat kushtetuese të Këshillit të Ministrave;

Shkel parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve;

Shkel njëherazi disa të drejta dhe liri themelore të njeriut, si e drejta e pronës private, e drejta për një proces të rregullt gjyqësor, apo prezumimi i pafajësisë;

Shkel hierarkinë e akteve të përcaktuar në nenin 116 të Kushtetutës;

Bie ndesh me parime të rëndësishme që qëndrojnë në themelet e shtetit të së drejtës të përcaktuara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe në jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese;

Shkel parashikimet kushtetuese mbi funksionimin e pavarur të Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar;

Bie ndesh me parashikimet e Kodit të Procedurës Penale. / Opinion.al

Pas