Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta e ka cilësuar të vonuar Reformën Zgjedhore, në një kohë kur të shtunën përfundon edhe afati i punës së Komisionit të Posaçëm që duhet të kishte implementuar rekomandimet e OSBE/ODIHR.
Por në zyrën e punës së këtij Komisioni tashmë ndodhen edhe propozime që i tejkalojnë këto rekomandime të bëra nga Partia Demokratike, LSI dhe Dhoma Zgjedhore. Ajo që ka rëndësi për kreun e Kuvendit, përtej kohës është një reformë që garanton standarde.