Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur zgjedhjen e Shqipërisë si anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit në OKB.
Meta shkruan në “Facebook” se afidat janë të jashtëzakonshme dhe shumë të vështira, por shpreh bindjen se Shqipëria do të përmbushë me përgjegjësi të lartë këtë detyrë për dy vitet e ardhshme.
Reagimi i Metës
Përshëndes zgjedhjen sot të Shqipërisë, anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për herë të parë në 65 vite anëtarësi në këtë Organizatë të rëndësishme për paqen, sigurinë dhe stabilitetin global. Sfidat janë të jashtëzakonshme dhe shumë të vështira, por shpreh bindjen se vendi ynë do të përmbushë me përgjegjësi të lartë këtë detyrë dhe mision për dy vitet e ardhshme./ Opinion.al