Politikë

Meta: Rama nuk i do listat e hapura, sepse nuk del deputet në asnjë qark


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:54 - 02/10/20 |
el ida

Presidenti, Ilir Meta, deklaroi se kryeministri Rama, nuk i do listat e hapura sepse nuk zgjidhet deputet në asnjë qark të Shqipërisë.

“Unë edhe pse jam President i Republikës në bindjet e mia jam socialist sic kam qënë në ‘91 dhe ‘92. Pavarësisht se jam President, tani më duhet të respektoj kushtetutën. Nuk janë socialistët që i bëjnë këto gjëra, por një sekt që ka shfarosur cdo gjë të mirë që PS ka bërë në këto vite.

Një sekt që do të zërë për gryke socialistët dhe popullin, i sponsorizuar sigurisht. Një mashtrim i madh ajo që bën kryeministri, që i nxit socialistët në një betejë për jetë a vdekje për interes të oligarkëve, bandave që kontrollojnë direkt apo indirekt shtetin e tutorëve politikë që nuk duan që Shqipëria të jetë pjesë e BE.

Socialistët nuk i solli në pushtet Rama, ai solli bandat. Kanë qënë socialistët që e morën Ramën nga refugjat dhe e bënë ministër. Ato lojërat me kodin t’i lërë, se është i pashpresë në rast se humbjen e tij kërkon ta kthejë në një tragjedi për Shqipërinë. Nuk i do listat e hapura sepse nuk del deputet në asnjë qark të Shqipërisë”, u shpreh Meta.

Pas