Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta vazhdon të hedhë akuza kundrejt kryeministrit Rama.
Ditën e sotme përmes një postimi në “Facebook”, Meta e akuzon Ramën si koka e organizatës kriminale që ideoi dhe që po përfiton dhjetëra miliona euro nga afera e inceneratorëve.
Po ashtu, Meta tha se banorët e Tiranës janë më të vjedhurit, pasi sipas tij me firmën arbitrare dhe të paligjshme të Erion Veliajt, ata janë futur në borxh për 30 vitet e ardhshme.
“Edi Rama është koka e organizatës kriminale që ideoi dhe po përfiton dhjetëra miliona euro nga afera e inceneratorëve. Të gjithë shqiptarët janë të vjedhur, por në veçanti banorët e Tiranës janë më të prekur, sepse me firmën arbitrare dhe të paligjshme të Erion Veliaj, ata janë futur në borxh për 30 vitet e ardhshme. Nevoja për ndëshkim është ulëritëse! Ora e Drejtësisë po afron”, shkruan Meta./Opinion.al