Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë mëngjesin e sotëm videon nga momenti kur ai është betuar në Kuvend për të marrë postin e Presidentit.
Meta shkruan në rrjetet sociale se ky është betimi i jetë së tij, për të mbrojtur Kushtetutën dhe Shqipërinë.
Presidenti ka paralajmëruar se më 2 mars në orën 17:00 do të mbajë një tubim në kryeqytet, i cili sipas tij do të shkatërroj grushtin e shtetit.
Në kuadër të përplasjes Presidencë-Qeveri për emërimet në Gjykatën Kushtetuese, Meta ka kallëzuar penalisht në SPAK ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj.
Ndërkohë, nga ana tjetër mazhoranca vijon procesin e shkarkimit të Metës, ku në mbledhjen e radhës të Komisionit Hetimor do të dëshmoj dhe kreu i KED, Ardian Dvorani, cili gjithashtu akuzohet nga Presidenti si pjesë e grushtit të shtetit./ Opinion.al