Politikë

Meta publikon fotot: Partia e Punës e kishte Edi Ramën karikaturistin e preferuar



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:29 - 30/07/22 |
Opi Nion

Pas akuzave se ka qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit, ish-Presidenti Ilir Meta ka publikuar disa foto në rrjetet sociale lidhur me kryeministrin Edi Rama.

Në njërën nga këto foto është një karikaturë e cila mban shënimin “E.Rama”, krahas saj, Meta shkruan se “Partia e Punës e kishte Edi Ramën karikaturistin e preferuar të shkrimeve propagandistike kushtuar Sigurimit dhe spiunazhit”.

Meta thotë se tashmë Rama është kryetar i PS dhe kryetar i bandës së inceneratorëve, duke u zotuar se do të zbardh çdo aferë korruptive.

Postimi i Metës

Partia e Punës e kishte Edi Ramën karikaturistin e preferuar të shkrimeve propagandistike kushtuar Sigurimit dhe spiunazhit.

Ndërsa Partia Socialiste e ka Edi Ramën, Kryetarin e bandës së inceneratorëve.

Pikërisht këtu do të fokusohemi dhe ne për të zbardhur grabitjet e tij galopante dhe për t’i dhënë ndëshkimin e merituar.

Në foto: (Karikatura e Edi Ramës në revistën “Në shërbim të popullit”, 10 tetor 1983)

 

Pas