Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta publikon dosjen që i dha Venecias

2019/09/16 at 6:26 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Dekreti i ri, zgjedhjet lokale në 13 tetor! Meta: 2 arsyet për këtë vendim

Presidenti i Republikës ka bërë publik raportin që i ka dorëzuar Komisionit të Venecias mbi vendimin e tij për anulimin e datës 30 qershor si datë e zgjedhjeve vendore.


Në raportin 55 faqësh Meta përshkruan kontekstin politik dhe ka argumentuar se ndërhyrja e tij si Presidenti ka qenë e nevojshme.

“Anëtarësimi në BE është objektivi strategjik kombëtar ende i papërmbushur i Shqipërisë” shkruhet në celje të raportit. Meta argumenton se si ndërhyrja e tij fillimisht ka të bëjë me garantimin e këtij interesi.

“Rreziku i cënimit të integritetit të procesit zgjedhor të 30 qershor 2019 që do të ndikonte negativisht mbi këtë vendim, u evidentua qartë edhe në raportin e OSBE/ODIHR, ku konstatohet se kjo periudhë u karakterizua nga antagonizmi i thellë i palëve dhe mungesa e përgjegjësisë së përbashkët”

Ai ka cituar raportin e OSBE/ODIHR për të mbështetur legjitimitetin e vendimit të tij

“Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR për procesin zgjedhor të 30 qershorit 2019 pohon qartë se :

“Kriza politike u intensifikua me afrimin e ditës së zgjedhjeve”

“Ky antagonizëm ishte tregues i mungesës së përgjegjësisë së përbashkët ndaj integritetit të procesit zgjedhor që duhet të tejkalonte ndasitë partiake, dhe, rrjedhimisht, ndikoi negativisht në të drejtën e qytetarëve për të marrë pjesë në qeverisje”

“Shumë interlokutorë të EOM përgjatë gjithë spektrit politik besonin se një marrëveshje ndërmjet partive është e nevojshme për të parandaluar humbjen e mëtejshme të besimit ndaj demokracisë, zgjedhjeve dhe politikanëve””

Meta vazhdon duke cilësuar se Parlamenti nuk kishte më fuqi kontrolluese mbi qeverinë dhe pasiguria mbi procesin zgjedhor ishte rritur për shkak të përgjimeve të dala nga dosjet 339 dhe 184 të cilat nuk ishin hetuar.

“Kufizimi i të drejtave të opozitës në Kuvend për të garantuar rolin e saj të ligjshëm por edhe të Kuvendit si mbikqyrës i qeverisë, në vecanti bllokimi apo paralizimi i disa komisioneve hetimore apo parlamentare dhe shmangja e llogaridhënies së detyrueshme nga përfaqësues të qeverisë në kuvend helmuan më tej klimën e mosbesimit tradicional midis palëve. Ndërkohë afrimi i datës së zgjedhjeve përkoi me rrjedhjen në dy media ndërkombëtare të disa përgjimeve, pjesë e dy dosjeve penale të Prokurorisë.

Dosjet penale 184 dhe 339, kishin në përmbajtje të tyre të dhëna mbi krime zgjedhore që krijonin dyshimin e arsyeshëm për lidhje të zyrtarëve të lartë të mazhorancës qeverisëse me banda famëkeqe kriminale, me qëllim manipulimin e rezultatit zgjedhor të zgjedhjeve lokale në Dibër 2016 dhe të zgjedhjeve parlamentare në Durrës 2017, në favor të Partisë Socialiste.”

Presidenti thotë në raportin e tij se zbatimi i njëanshëm i reformës në drejtësi solli djegien e mandateve nga ana e opozitës duke vënë në pikëpyetje kështu vetë institucionin.

“182 deputetë dhe kandidatë për deputetë të opozitës dhanë dorëheqjen nga mandati parlamentar, duke sjellë si pasojë shterimin e listave shumëemërore dhe mosplotësimin e Kuvendit me numrin e domosdoshëm kushtetues. Parlamenti ka mbetur me 122 deputetë nga 140 që parashikon Kushtetuta.

Kjo situatë do të komplikohej më tej për shkak të krizës së rëndë kushtetuese që po kalonte vendi, si pasojë e mosfunksionimit prej 18 muajsh të Gjykatës Kushtetuese dhe emërimit antikushtetues të kontestuar të Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm, më datën 18 dhjetor 2017.

Këto dhe të tjera, ishin pasojat e rënda që erdhën si rezultat i zbatimit të njëanshëm të Reformës në Drejtësi dhe në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit të Venecias për ndryshimet kushtetuese të reformimit të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.”

Në përfundim Meta shkruan se dekreti i tij për anulimin e zgjedhjeve është i ligjshëm, me natyrë kushtetuese dhe se i vetmi organ që mund ta vlerësojë atë është Gjykata Kushtetuese.

“Dekreti i Presidentit të Republikës nr. 11199 datë 10.06.2019 që anulon zgjedhjet e 30 qershorit është në fuqi dhe i detyrueshëm për zbatim nga të gjithë.

Ai ka tërësisht natyrë kushtetuese dhe si i tillë mund të gjykohet vetëm nga Gjykata Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese është jo-funksionale prej 18 muajsh.

Raporti përfundimtar i OSBE/ODHIR për procesin zgjedhor të 30 qershorit 2019 në Republikën e Shqipërisë pasqyron hollësisht këto gjetje dhe të tjera të lidhura me këtë proces të paligjshëm dhe ilegjitim.” 

Për të lexuar të plotë raportin kliko KËTU

/Opinion.al



Ju sugjerojmë

Nga zjarrvënia e qëllimshme tek makinat…shkaktarët kryesorë të zjarreve në Shqipëri
Aktualitet

Nga zjarrvënia e qëllimshme tek makinat…shkaktarët kryesorë të zjarreve në Shqipëri

28 Qershor, 2025 2:21 pm
Incidente të vogla gjatë festimit të Vidovdanit në Gazimestan
Rajoni

Incidente të vogla gjatë festimit të Vidovdanit në Gazimestan

28 Qershor, 2025 2:13 pm
Të shtëna me armë zjarri në parkimin e një lokali në Thumanë
Aktualitet

Nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe tentoi t’i përplasë, policia qëllon drejt…

28 Qershor, 2025 1:54 pm
“Detektivi” i maskuar si shpërndarës picash,Erion Alibej tregon vrasjen e kushëririt
Aktualitet

Megaoperacioni “Ura”, SPAK sekuestron 21 pasuri me vlerë 12 milionë euro

28 Qershor, 2025 1:44 pm
Aktualitet

Proda në terren për masat e sezonit turistik 2025: Siguria është pasaporta jonë

28 Qershor, 2025 1:28 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Balluku në Forumin Global të Transportit në Turqi: Shqipëria, progres të rëndësishëm

28 Qershor, 2025 12:53 pm
Nafta në lumin Vjosa/Albpetrol: Mbetje të prodhuara nga aktiviteti 60-vjeçar…
Aktualitet

Nafta në lumin Vjosa/Albpetrol: Mbetje të prodhuara nga aktiviteti 60-vjeçar…

28 Qershor, 2025 12:26 pm
Shkalla e pirjes së duhanit arrin nivelin më të ulët të të gjitha kohërave në Amerikë
Bota

Franca ndalon pirjen e duhanit në plazhe, parqe dhe stacione autobusësh

28 Qershor, 2025 11:52 am
Auto-Skicë
Aktualitet

SPAK merr 28 të pandehur për abuzimet me tenderat e UBT-së

28 Qershor, 2025 11:39 am
Akuzohet se ka trafikuar drogë në Itali, arrestohet 40-vjeçari me dy mbiemra
Aktualitet

Akuzohet se ka trafikuar drogë në Itali, arrestohet 40-vjeçari me dy mbiemra

28 Qershor, 2025 11:26 am
Para
Anti-informaliteti, Basha: Paratë do i përfitojnë Rama e mafia kroate

Basha: Rama rriti çmimin e dritave, shtyu kryefamiljarët drejt vetvrasjes

Çfarë tregojnë zënkat në çift për lidhjen tuaj?

Çfarë tregojnë zënkat në çift për lidhjen tuaj?

Reforma në pensione, francezët në protestë

Reforma në pensione, francezët në protestë
















TE FUNDIT

Nga zjarrvënia e qëllimshme tek makinat…shkaktarët kryesorë të zjarreve në Shqipëri

Nga zjarrvënia e qëllimshme tek makinat…shkaktarët kryesorë të zjarreve në Shqipëri
28 Qershor, 2025

Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës, Shkëlqim Goxhaj, në një intervistë në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, njoftoi se “stina...

Lexo më shumë

Incidente të vogla gjatë festimit të Vidovdanit në Gazimestan

Incidente të vogla gjatë festimit të Vidovdanit në Gazimestan
28 Qershor, 2025

Në Gazimestan, rreth dhjetë kilometra larg Prishtina, serbët nga Kosova, Serbia dhe vendet e rajonit, e festuan edhe këtë 28...

Lexo më shumë

Nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe tentoi t’i përplasë, policia qëllon drejt…

Të shtëna me armë zjarri në parkimin e një lokali në Thumanë
28 Qershor, 2025

Autoritetet policore në Lezhë hapën zjarr në drejtim të një makine mesditën e kësaj të shtune, kur i riu që...

Lexo më shumë

Megaoperacioni “Ura”, SPAK sekuestron 21 pasuri me vlerë 12 milionë euro

“Detektivi” i maskuar si shpërndarës picash,Erion Alibej tregon vrasjen e kushëririt
28 Qershor, 2025

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestrimin e 21 pasurive në Durrës, të cilat dyshohet se i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com