Aktualitet

Meta poston fjalën e Papës:Në politikë hipokritët jetojnë jetë të dyfishtë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:16 - 25/08/21 |
Opi Nion

Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë në llogarinë e tij në “Facebook” mesazhin e Papa Françeskut për hipokrizinë.

Sipas Presidentit Meta, ky mesazh i Papës  është aktual edhe për shoqërinë tonë.

Në audiencën e sotme të përgjithshme Papa Françesku u ndal tek “virusi i hipokrizisë”. “Çfarë është hipokrizia? Është frikë përballë së vërtetës.

Hipokriti ka frikë se mund të dalë në shesh e vërteta. I pëlqen më shumë të shtiret, sesa të jetë vetvetja. Shpesh hipokrizia fshihet në vendin e punës, ku ndokush përpiqet të shtiret si mik me kolegët, ndërsa nuk synon tjetër gjë, veçse t’i godasë mbas shpine.

Në politikë nuk është gjë e rrallë të takohesh me hipokritë, të cilët jetojnë një jetë të dyfishtë, atë publike e atë private, që ndryshojnë si nata me ditën. Nuk duhet t’i harrojmë kurrë fjalët e Zotit: ‘FJALA JUAJ LE TË JETË: PO, PO; JO, JO!” Mesazh kaq aktual edhe për shoqërinë tonë” mbyllet postimi i Metës./Opinion.al

Pas