Aktualitet

Meta për vrasjen e policit në Lezhë: Autorët sa më parë para drejtësisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:41 - 28/09/21 |
Opi Nion

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas vrasjes së policit ditën e sotme në krye të detyrës, Saimir Hoxha.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se është i tronditur nga ngjarja, teksa nxit organet ligjzbatuese për hetimin e rrethanave dhe intensifikimin e përpjekjeve për kapjen e autorëve.

Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në Ishull Lezhë dhe sipas policisë autori i dyshuar është një 21-vjeçar me precedent të mëhershëm penal.

“Thellësisht i tronditur nga ngjarja tepër e rëndë e vrasjes, në krye të detyrës, të zyrtarit të lartë të Policisë së Shtetit, Saimir Hoxha, gjatë një operacioni kundër kultivimit të lëndëve narkotike në zonën e Lezhës.

Në këto momente të vështira bashkëndaj dhembjen dhe ju shpreh ngushëllimet më të thella familjes, kolegëve dhe të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit!

Nxis organet ligjzbatuese, në veçanti Prokurorinë për hetimin e rrethanave dhe intensifikimin e përpjekjeve për kapjen sa më parë të autorëve të këtij akti kriminal, për t’i nxjerrë ata para drejtësisë dhe dhënien e një ndëshkimi të ashpër ligjor.

Lufta kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe kanabizimit të Shqipërisë, që ka dëmtuar seriozisht vitet e fundit imazhin e vendit dhe ka marrë aq shumë jetë njerëzish, duhet të jetë një prioritet absolut dhe të mbështetet nga të gjithë!”– shkruan Meta./Opinion.al

Pas