Sociale

Meta për ligjin e arsimit të lartë: Ka probleme, nuk siguron autonominë


               Publikuar në : 14:24 - 12/04/19 |
b.f

Sipas Ilir Metës, reforma në arsimin e lartë ka dështuar të sigurojë autonominë dhe pavarësinë financiare të universiteteve. Meta ka thënë se reforma dhe kërkimi shkencor duhet të ketë një frymë më gjithëpërfshirëse, ndërsa e cilësoi të pajustifikueshme mungesën e kartës së studentit.

“E domosdoshme të krijojmë një klimë të re të dëgjimit të njëri-tjetrit, në mjediset universitare e shoqërore dhe politike. Duhet të jemi gjithnjë të hapur ndaj mendimit kritik dhe përmirësues në mënyrë që shoqëria jonë të reflektojë dhe të reformohet vazhdimisht. Protestat e drejta të studentëve gjatë dhjetorit të kaluar treguan se zbatimi i ligjit aktual të Arsimit të Lartë ka probleme. Zbatimi i Ligjit të Arsimit të Lartë ka pasur vështirësi për të siguruar autonominë dhe pavarësinë financiare të universiteteve publike. Reforma të synojë që universitetet të jenë të pavarur dhe të pakushtëzuar nga politika. Vonesa e pajisjes së studentëve me “Kartën e Studentit” është e pajustifikuar, ajo duhet parë si detyrim imediat për t’u garantuar studentëve të drejtave që burojnë prej saj ashtu si të studentëve të tjerë në vendet e rajonit dhe të Europës”, është shprehur Ilir Meta./Opinion.al

Pas