Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta për grevën në aeroport: Balluku shantazhi punëtorët

2021/04/07 at 7:58 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Meta për grevën në aeroport: Balluku shantazhi punëtorët

Presidenti Ilir Meta ka reaguar nga Vlora në lidhje me grevën e kontrollorëve në aeroportin Rinasit dhe për akuzat e kryeministrit Edi Rama në adresë të tij.


Në një dalje për mediat, Meta tha se veprimet e qeverisë dhe kontrollorëve kërcënojnë sigurinë e vendit dhe për këtë arsye ai i ftojë ata për një mbledhje urgjente për të gjetur një zgjidhje.

Kreu i Shtetit deklaroi se ai më herët i ka bërë shkresë Ministrisë së Infrastrukturës dhe kryeministrit lidhur me problemin e kontrollorëve, madje i ka bërë thirrje edhe kontrollorëve që të vazhdojnë punë dhe mos ta braktisin për asnjë moment.

 “Si nga ana e qeverisë dhe e kontrollorëve cenon seriozisht jo vetëm detyrimet e shtetit ndaj qytetarëve vendas dhe të huaj, jo vetëm mund të cenojë sigurinë kombëtare por edhe atë ndërkombëtare si vend i NATO-S. Është një mesazh I gabuar nga dy palët. Prej më shumë se 10 muajsh sindikata ka ngritur pretendimet jo vetëm ndaj kompanisë por edhe ndaj institucioneve dhe partnerëve, institucioneve europiane. Ata janë shumë të vëmendshëm për çështjen e sigurisë së fluturimeve. Për fat të keq nuk ka pasur asnjë dialog. Unë jam njoftuar disa herë për këto çështje dhe duke e e parë problematikën si pa zgjidhje, më 31 mars i kam pritur në një takim publik. Ata nënvizonin faktin se të drejtat e tyre ishin cenuar. Dhe kundërshtonin pezullimin e të drejtave të fituara për një periudhë të pacaktuar. Sipas tyre prej më shumë se 10 muajsh nuk kishin marrë asnjë përgjigje. I jemi drejtuar kryeministrit, Ballukut, Albchontrollit dhe autoritetit të aviacionit civil duke vënë për dijeni edhe ndërkombëtarët. Kjo gjë nuk duhet të ndodhë sidomos në kushtet, përveç arsyeve të tjera, sepse do të nisë edhe stërvitja e përbashkët e vendeve të NATO ku përfshihet edhe Shqipëria dhe ku pritet që trafiku ajror të rritet ndjeshëm. Kam kërkuar dhe i kam bërë apel kontrollorëve të ushtronin detyrën e tyre pa asnjë ndërprerje pasi siguria e fluturimeve ajrore është çështje jetike. Në çdo kohë duhet garantohet objekti i punës. U kam thënë do vazhdonin punën se do përpiqemi të gjejmë një zgjidhje të drejtë që ta kalojmë këtë situatë të vështirë. Kam kërkuar që organet drejtuese dhe qeveria t’i japin zgjidhje kësaj situate përmes dialogut. Presidenti më 2 Prill ka kërkuar marrjen e masave për zgjidhjen e situatës Ministrisë së Transportit. Ministria nuk angazhohet për ta zgjidhur situatën por për të shantazhuar më tej kontrollorët dhe duke nisur procedurat e shkarkimit për disa prej tyre. Pas kësaj kanë filluar edhe largimet në masë nga puna. Kam një pyetje për ministren që sot doli për të provokuar presidentin” Si shpjegohet që prej 10 muajsh nuk gjete kohë të takoheshe me kontrollorët që prej 20 vitesh janë të trajnuar për këtë çështje dhe si shpjegohet që ato letrat për koncesionin e Rinasit për t’u bërë një ditë kur duheshin gjashtë muaj apo një vit. Çështja e pagave është çështje biznesit.  Shpreh keqardhjen për veprimin e kontrollorëve, qoftë të atyre që janë larguar nga puna por në radhë të parë dua t’i bëj thirrje kryeministrit në detyrë t’i thërrasë mendjen se nuk mund të bëjë lojëra të tilla. Nuk jemi në Amerikën latine këtu. Unë nuk e humbas durimin dhe nuk shqetësohen nga provokimet që kanë vetëm një problem dramën e zgjedhjeve pluraliste që do bëhen dhe nuk e luan topi. E ftoj kryeministrin, ministren dhe sindikatën”, u shpreh Meta./ Opinion.al

Etiketa: aeroportiGrevailir Meta


Ju sugjerojmë

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur
Kryesore

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur

26 Dhjetor, 2025 7:08 pm
Greqi, shpëtohen 52 emigrantë në Egje
Rajoni

Greqi, shpëtohen 52 emigrantë në Egje

26 Dhjetor, 2025 6:38 pm
Korea e Jugut kërkon 10 vite burg për Ish-presidentin Yoon Suk-Yeol, akuzat ndaj tij
Bota

Korea e Jugut kërkon 10 vite burg për Ish-presidentin Yoon Suk-Yeol, akuzat ndaj tij

26 Dhjetor, 2025 5:35 pm
Nga pritjet e mëdha te zhgënjimi: Serbia dhe administrata e Trumpit
Rajoni

Nga pritjet e mëdha te zhgënjimi: Serbia dhe administrata e Trumpit

26 Dhjetor, 2025 4:31 pm
Sulm me thikë në një fabrikë në Japoni, 14  persona të plagosur
Bota

Sulm me thikë në një fabrikë në Japoni, 14 persona të plagosur

26 Dhjetor, 2025 3:29 pm
Tabaku reagon për shembjet në Theth: Konflikti, pasojë direkte e “Paketës së Maleve”
Kryesore

Investimet e huaja, Tabaku: Shqipëria duhet të jetë në linjë me SHBA-të dhe BE-në

26 Dhjetor, 2025 2:46 pm
Zbardhen përgjimet e grupit që shiste kokainë në Tiranë, si e reklamonin mallin
Kronikë

Zbardhen përgjimet e grupit që shiste kokainë në Tiranë, si e reklamonin mallin

26 Dhjetor, 2025 2:42 pm
Avokati i Popullit: Veliajt iu shkel privatësia nga Policia e Burgjeve
Aktualitet

Avokati i Popullit: Veliajt iu shkel privatësia nga Policia e Burgjeve

26 Dhjetor, 2025 2:29 pm
Trump pezullon ndihmën amerikane për Ukrainën
Bota

Lufta në Ukrainë/ Të dielën takim Trump-Zelensky në Florida

26 Dhjetor, 2025 2:23 pm
VIDEO/ Ushtari izraelit përplas palestinezin teksa po falej
Bota

VIDEO/ Ushtari izraelit përplas palestinezin teksa po falej

26 Dhjetor, 2025 2:19 pm
Para
Meta për detin Jon: Nuk lejoj cënim të interesave kombëtar e shtetëror

Meta: Isha i infektuar me COVID-19, kur...

“Vaksinat po i përdor për fushatë”, Rama: Ne bëmë detyrën si askush tjetër

Rama apel kontrollorëve: Kush nuk kthehet në punë, nuk do gjejë më vend

VIDEO/Nis vaksinimi masiv në sheshin ‘Skënderbej”, i moshuari:S’kemi frikë

COVID-19/ Manastirliu tregon sa persona janë vaksinuar në 24 orët e fundit
















TE FUNDIT

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur
26 Dhjetor, 2025

Dy kongresistë amerikanë, një republikan dhe një demokrat, kanë riafirmuar se mbështetja e Shteteve të Bashkuara për Kosovën vazhdon të...

Lexo më shumë

Greqi, shpëtohen 52 emigrantë në Egje

Greqi, shpëtohen 52 emigrantë në Egje
26 Dhjetor, 2025

Autoritetet greke kanë shpëtuar gjithsej 52 emigrantë në dy operacione të ndryshme në detin Egjé, ndërsa kërkimet vazhdojnë për gjetjen...

Lexo më shumë

Korea e Jugut kërkon 10 vite burg për Ish-presidentin Yoon Suk-Yeol, akuzat ndaj tij

Korea e Jugut kërkon 10 vite burg për Ish-presidentin Yoon Suk-Yeol, akuzat ndaj tij
26 Dhjetor, 2025

Prokurori special i Koresë së Jugut ka kërkuar një dënim me 10 vite burg për ish-presidentin  Yoon Suk-Yeol. Ai akuzohet për...

Lexo më shumë

Nga pritjet e mëdha te zhgënjimi: Serbia dhe administrata e Trumpit

Nga pritjet e mëdha te zhgënjimi: Serbia dhe administrata e Trumpit
26 Dhjetor, 2025

Nga bilbordet me mesazhin “Trump, serb”, te zhgënjimi. Sanksionet ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), tarifat për produktet nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com