Politikë

Meta pas deklaratës së Ramës: E duam Vjosën dhe do ta mbrojmë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:37 - 25/09/20 |
Opi Nion

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama i cili deklaroi se ministria e Mjedisit i ka refuzuar të japë leje për ndërtimin e HEC-ve në Lumin Vjosë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Meta ka publikuar një foto me anëtarët e “Vjosa Rafting Albania” dhe “Vjosa Explorer”, ndërsa shton se “e duam Vjosën dhe do ta mbrojmë”.

Presidenti thotë sot se arroganca, korrupsioni dhe marrëzia nuk do mundet ta tjetërsojë dot lumin Vjosa.

Postimi i Metës

Me ekipin e paparë të çunave të “Vjosa Rafting Albania” dhe “Vjosa Explorer”. E duam Vjosën dhe do ta mbrojmë! Një trashëgimi natyrore kombëtare me rëndësi të jashtëzakonshme dhe potencial të madh turistik që arroganca, korrupsioni dhe marrëzia nuk do mundet ta tjetërsojë dot!/ Opinion.al

 

Pas