Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat ditën e sotme, paralajmëroi se pas protestës që do të zhvillohet ditën e sotme tek inceneratori i Tiranës, do të vijnë edhe protesta të tjera.
Meta tha se protesta do të jetë paqësore teksa shtoi se tubimet e tjera do të jenë në skemat e tjera të mashtrimit dhe të grabitjes.
“Do të jetë një protestë e parë që do të vijohet dhe nga tjera. E fillojmë te inceneratorët sepse skema e krimit është flagrante dhe pa dyshim që do të vazhdojmë dhe në skema të tjera të krimit, grabitjes që u bëhet qytetarëve tanë. Do të jetë një protestë paqësore por dhe konkrete.”- theksoi Meta.