Aktualitet

Meta pa truproja në Maliq, kafe me kushëririn që i shkoi policia në banesë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:40 - 07/03/21 |
Opi Nion

Presidenti Ilir Meta ndodhet këtë të dielë në një vizitë në Maliq të Korçës, ku po zhvillon disa takime me qytetarët. Po ashtu, Kreu i Shtetit ka konsumuar një kafe në ambient të hapur me kushëririn e tij Fazlli Zholi.

Siç duket nga fotot, Presidenti shfaqet me qytetarë të ndryshëm, i pashoqëruar nga truprojat e tij, por vetëm nga zëdhënësi Tedi Blushi.

Kujtojmë së pak ditë më parë, kreu i shtetit tha se kushëririt të tij në Maliq, i ka shkuar policia natën në banesë për kontroll, dy ditë pasi ata ishin takuar. Meta tha se ky rast dhe raste të tjera janë arsye pse ai do të dalë më shumë në rrugë e bulevard me qytetarët.

Ndërkohë, kryeministri Rama akuzoi Presidentin se shkonte fshehurazi në Vlorë pa protokoll shtetëror.

Pas