Aktualitet

Meta: Opozita po provokohet që të dalë nga zgjedhjet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:23 - 15/03/21 |
Opi Nion

Në konferencën e zhvilluar ditën e sotme, Presidenti Ilir Meta akuzoi mazhorancën se po provokon opozitën me qëllim që ajo të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 25 Prillit.

Sipas Metës, incidenti i ndodhur pak ditë më parë në zyrat e FRD-së dhe dhuna e përdorur ndaj kësaj force politike po ndodh pikërisht për të  provokuar opozitën për të dalë nga zgjedhjet.

Sipas Presidentit e gjithë ngjarja erdhi menjeherë pas marrëveshjes për koalicion që bëri FRD me Partinë Demokratike.

“Unë nuk e di se çfarë bën opozita, unë di një gjë që treni i demokracisë i zgjedhjeve i votave të lira nuk ndalet më. Jemi ankuar që opozita nuk hyn në zgjedhje, tani bëhet çdo gjë për ta provokuar, për ta penguar opozitën, që të dalë nga zgjedhjet, sepse të gjitha këto akte prandaj bëhen. A ka qytetar të Shqipërisë që nuk e kupton përse përdoret një dhunë e tillë e paligjshme ndaj një force politike që është sipas gjithë kritereve ligjore, që ka 5 vjet atje, që ka kontratë me Erion Velijan atje. Përse përdoret gjithë kjo dhunë menjëherë pasi bën një marrëveshje që bën zgjedhjen e saj, punë e saj, që të marrë pjesë me koalicionin opozitar”, tha Meta.

Pas