Te Fundit

Meta nxjerr pjesë nga dosja e Sigurimit: Kush është I.M e vërtetë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:01 - 01/09/22 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat të zhvilluar sot ka publikuar pjesë nga një dosje , e cila sipas tij është edhe dokumenti original nga Autoriteti i Dosjeve, ku del falsifikimi i kryer për ta akuzuar atë si bashkëpunëtor të Sigurimit të Shtetit.

Meta tha se është përfshirë në shkresa emri i tij në vend të një personi tjetër me të njëjtat iniciale ndërsa shtoi se personi me inicialet I. M është Ilir Murati, të cilit sipas tij shtetasi Filip Talo, dikur student i kishte besuar dëshirën për t’u arratisur jashtë vendit.

“Materiali i pretenduar nga Autoriteti është i falsifikuar ku I. M tregohet si Ilir Metaj. Dokumenti i parë është autentik që e ka nënshkruar Talo në 1990 se me kë ka biseduar që ka dashur të arratiset. Falsifikimi që kanë bërë është rasti më i jashtëzakonshëm i një falsifikim flagrant ndërkohë që autoriteti e di shumë mirë se I., M ka pasur një dosje të plotë si bashkëpunëtor dhe nuk kanë lidhje me Ilir Metaj”, tha ish-presidenti.

 

 

Pas