Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta: Nuk shqetësohem për Komisionin e Venecias, por për Hysajn e dëmtuar

2019/10/10 at 9:43 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Meta: Nuk shqetësohem për Komisionin e Venecias, por për Hysajn e dëmtuar

Kur na ndajnë vetëm një ditë nga publikimi i Opinionit të Komisionit të Venecias, presidenti Ilir Meta është shprehur se ky komision nuk ka asnjë rëndësi për të, duke theksuar se është vetëm një propagandë.


Meta ka thënë se e vetmja gjë për të cilën shqetësohet është Kushtetuta e Shqipërisë, ndërsa ka thënë se është i bindur se nuk ka bërë asnjë shkelje të Kushtetutës me dekretin për anulimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Presidenti duke folur me ironi tha se nesër nuk është i shqetësuar për raportin e Venecias, por për dëmtimin e mbrojtësit të kombëtares, Elseid Hysaj që nuk do të luaj në ndeshjen e nesërme kundër Turqisë.

PJESË NGA INTERVISTA

Gazetarja: Zoti President, do të flasim më vonë ndoshta edhe për dekretet e rrëzuara nga qeveria, por unë dua të qëndroj te Komisioni i Venecias meqenëse jemi në këtë kontekst…

Presidenti Meta: Komisioni i Venecias ka zero rëndësi për mua. Për mua ka rëndësi Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. vendimi apo mendimi i Komisionit të Venecias ka të bëjë me integritetin e Komisionit të Venecias, nuk ka të bëjë me integritetin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë dhe ME raportin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë me Kushtetutën e vendit tim. Kaq!

Gazetarja: Pra, ju po thoni se çfarëdo të thotë Venecia për ju nuk ka asnjë rëndësi?

Presidenti Meta: Zero, nuk ka asnjë rëndësi!

Gazetarja: Megjithatë, ju keni dërguar letra, keni dërguar atje raporte….

Presidenti Meta: Jo vetëm aq, por në varësi me atë që do të shprehë Komisioni i Venecias unë do të vazhdoj aksionin tim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, në Parlamentin Europian, sepse do ta çojmë në vend edhe integritetin e Komisionit të Venecias në rast se Komisioni i Venecias cenon integritetin e vet. Del nga kompetencat e veta dhe hyn në lojëra politike për të thelluar një krizë politike në këtë vend.

Gazetarja: Çfarë do të thotë integriteti i Komisionit të Venecias? Po thoni që është cenuar?

Presidenti Meta: Do të thotë që Komisioni i Venecias t’i qëndrojë kompetencave të tij lidhur me çështjen e Kushtetutës, lidhur me çështjen e ligjshmërisë. Të mos fusë hundët në kompetencat e OSBE/ODIHR-it, sepse gjykatës ndërkombëtar i zgjedhjeve është OSBE/ODIHR-it. Nuk mund të jetë as Venecia dhe askush tjetër dhe OSBE/ODIHR-i ka pasur këtu një mision me 200 e ca veta për gati 3 muaj përpara, gjatë dhe pas zgjedhjeve dhe ka bërë një raport të qartë dhe përfundimtar, i cili është referenca për gjithçka. Për situatën politike, për krizën, për votimet, për çështjet ligjore të votimeve dhe të kodit zgjedhor, për çështjet e mediave, për gjithçka. Kjo është një histori e mbyllur.

Gazetarja: Ju sapo thatë që Komisioni i Venecias të mos fusë hundët në lojëra politike. Akuzë e drejtpërdrejtë për komisionin? Keni një informacion apo është analizë?

Presidenti Meta: Kjo është për vlerësimet paraprake të këtyre raporterëve. Komisioni nesër do ta ketë mundësinë, por kjo nuk më intereson fare.

Gazetarja: Unë do të flas pak shumë shkurt edhe për letrën që ju të premten keni publikuar drejtuar kryetarit të Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio….

Presidenti Meta: Letra ime është publike. Gjithashtu, komentet apo vlerësimet e këtij institucioni janë publike si asnjëherë tjetër dhe çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë, kushdo ndërkombëtar apo ekspert mund të shkojë t’i lexojë te faqja zyrtare online e Presidencës si në fillim kur ka ardhur Komisioni këtu që ia kemi dorëzuar dhe tani që kemi bërë komentet për çdo vlerësim të tyre.

Gazetarja: Dua t’ju pyes vetëm për 2-3 momente për të qenë ndoshta edhe publiku më i qartë. Ju thoni se projekt-opinioni është shpeshherë kontradiktor me vlerësime diametralisht të kundërta për të njëjtën çështje. Doni të thoni që komisioni ka punuar keq, ka keqkuptuar, ka qenë joprofesional?

Presidenti Meta: Nuk dua t’i kushtoj fare rëndësi kësaj gjëje. Ja ku është Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe tjetrën, unë përgjigjen më të mirë komisionit ia kam dhënë me pyetjet shtesë.

Gazetarja: Krijohet përshtypja se ekspertët e Komisionit të Venecias janë udhëhequr apriori në ide fikse. Për çfarë ideje fikse e keni fjalën?

Presidenti Meta: Nuk ia vlen të merrem kaq shumë me Komisionin e Venecias, se nuk është çështje fare e rëndësishme për mua.
E rëndësishme për mua është Komisioni i Venecias të thotë qartë a ka institucion tjetër në Republikën e Shqipërisë përveç Presidentit të Republikës që cakton datën e zgjedhjeve në këtë shtet. A ka apo nuk ka?

Dhe në rast se themi që Presidenti mund të ketë tejkaluar këtë kompetencë, duhet të themi edhe se kujt ia ka marrë këtë kompetencë ose në sferën e kompetencave të cilit institucion ka hyrë Presidenti? Të parlamentit, të qeverisë, të KQZ-së apo diku tjetër?

Gazetarja: Dhe këtu ju jeni i qartë, pra kërkoni të dini se cili është neni që keni shkelur…

Presidenti Meta: Nuk ka Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë fjalë “exceeding”. Ka shkelje – “violation”, ka shkelje të rëndë. Nuk ekziston kjo fjalë “exceeding”. Kjo është një interpretim politik.

Gazetarja: Dakord, por kur ju thoni “apriori ide fikse”, kush ia ka krijuar këto ide fikse sipas jush? A ka qenë i ndikuar zoti President sipas jush?

Presidenti Meta: Nuk jam tani këtu për të thënë se kush ia ka krijuar, sepse këtë do ta shohim, ndoshta këto mund të jenë vlerësime të cilat nuk kanë të bëjë me reflektimin e mundshëm, sepse unë u kam dhënë mundësi atyre të reflektojnë.
Nuk kam asnjë arsye që të nxitohem, por nuk është ndonjë çudi që institucionet ndërkombëtare të lobohen, të përpunohen në mënyra të ndryshme.
Dhe një pyetje tjetër mjaft serioze, që ne kemi drejtuar apo i kemi dhënë mundësinë Komisionit të Venecias që të ndriçohet është: meqenëse këta janë pjesë e Këshillit të Europës dhe meqenëse i kanë zyrat ngjitur me Kongresin e Autoriteteve Lokale Vendore në Strasburg, a e kanë pyetur Kongresin e Autoriteteve Lokale të Strasburgut pse e kanë anuluar misionin e tyre monitorues për zgjedhjet në Shqipëri? Le të shohim, ne presim përgjigje. Unë e di përgjigjen, por a i kanë pyetur ata.

Gazetarja: Zoti President, në të njëjtën letër ju thoni: ekspertët në disa raste kanë tejkaluar kompetencat. Ju përsëri përdorni të njëjtën fjalë që ata kanë përdorur në draft-opinionin.

Presidenti Meta: Ata padyshim që i kanë tejkaluar kompetencat, sepse nuk kanë kompetenca ata për të përcaktuar nivelin e sigurisë në Republikën e Shqipërisë, as të sigurisë publike, as të sigurisë kombëtare. Ata nuk janë institucion i specializuar për çështje të sigurisë. Ata janë për çështjen e Kushtetutës dhe për çështjen e ligjit. Dhe te Kushtetuta ata duhet të thonë: Presidenti ka shkelur fjala vjen këtë nen apo ka shkelur këtë ligj, apo ka shkelur këtë afat kushtetues…

Gazetarja: …Ata ju thanë tejkalim kompetencash, gjithashtu edhe iu thatë kështu. Siç duket nuk e keni kapërdirë mirë këtë togfjalësh….

Presidenti Meta: Unë nuk pranoj asgjë që nuk qëndron dhe që nuk ka lidhje me misionin e tyre. Nëse ata duan të japin një material, një ushqim propagandistik dikujt, le t’ia japin, punë e tyre.
Unë kam Kushtetutën. Ja më thoni ju mua, a keni dëgjuar që Komisioni i Venecias është ekspert për çështje të sigurisë?
Dhe si mund të përcaktosh shkallën e sigurisë me tre veta që vijnë këtu tre muaj pas zgjedhjeve në një situatë krejt tjetër dhe të thonë se si ishte situata. A ishte kaq e rëndë apo nuk ishte kaq e rëndë? Këto janë muhabete kot. Ata kanë Kushtetutën, ata kanë legjislacionin, ata kanë Konventën Europiane për të Drejtat të Njeriut, që e kanë për kompetencë që ta mbrojnë dhe ta respektojnë. Kanë vendimet e Gjykatës së Stasburgut. Për këtë çështje janë ata. Nuk kanë kompetencë të merren me çështjet e OSBE/ODIHR-it, sepse kjo është edhe një mungesë etike dhe një mungesë respekti për institucionet e tjera demokratike.

Gazetarja: Por ju e pranuat si interlokutor Venecian, patët takim me ta. Që në fillim u shprehët që….

Presidenti Meta: …Po pse të mos i takoj? I kam takuar, ua kam thënë dhe sa herë do t’i takoj do ua them prapë dhe do të përpiqem t’i ndihmoj që të reflektojnë. Pse çfarë problemi ka? Unë nuk kam ndonjë shqetësim nga takimet.

Gazetarja: Problemi i vetëm që unë shoh është që një herë i pranoni si interlokutor, pra thoni se produkti që do të nxjerrin është i pranuar prej jush, pra nuk e keni thënë që në fillim se varet se cili do të jetë opinioni dhe në varësi të opinionit do ta pranojmë ose jo…

Presidenti Meta: Nuk më intereson fare kjo logjikë, sepse kjo është një logjikë inferiore dhe kjo është një logjikë larg argumentit dhe faktit. Flasim për Kushtetutë, flasim për fakte. Kush është neni që ka shkelur Presidenti i Republikës? Kaq! Pikë! Nëse nuk ka, muhabete le të bëjnë ata, teorira, përralla, etj., sa të duan.

Gazetarja: Prisni ndonjë surprizë nesër? Ndoshta ju bind nesër dhe jepni dorëheqjen?

Presidenti Meta: Nesër e kam mendjen të Kombëtarja, ju mbajeni të Venecia.

Gazetarja: Nëse Venecia thotë e ka shkelur në këtë nen dhe në këtë paragraf?

Presidenti Meta: Nuk ekziston një shqetësim i tillë, sepse unë e di Kushtetutën shumë herë më mirë se sa Venecia. Unë kam vetëm një shqetësim për nesër, Kombëtarja. Jemi të shqetësuar se na është dëmtuar Hysaj, shpresojmë ta kompensojmë këtë mungesë. Do të kisha shkuar në Stamboll, por nuk kishte bileta. Dje u kujtova dhe nuk kishte bileta.

Gazetarja: Dhe ju nuk jeni nga ata Presidentë, të cilët marrin çarter për të shkuar për parë një ndeshje?

Presidenti Meta: Jo, atë nuk e bëj dot. Nuk kam as kohë të shkoj me biçikletë se mund të ikja edhe me biçikletë./ Opinion.al E.Xh.



Ju sugjerojmë

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
-U tha në Opinion

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

14 Maj, 2025 11:14 pm
Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
-U tha në Opinion

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

14 Maj, 2025 11:05 pm
Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
-U tha në Opinion

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

14 Maj, 2025 10:47 pm
‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
-U tha në Opinion

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

14 Maj, 2025 10:38 pm
Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës
Rajoni

Costa: Nevojitet ulja e tensioneve për t’i hequr masat e BE-së ndaj Kosovës

14 Maj, 2025 10:09 pm
Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika
Politikë

Mbeti pa mandat deputeti, Spaho njofton largimin nga politika

14 Maj, 2025 9:55 pm
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin
Aktualitet

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

14 Maj, 2025 9:41 pm
Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!
Politikë

Berisha ‘porosi’ drejtuesve politikë: Dokumentoni grabitjen e votës!

14 Maj, 2025 9:25 pm
Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!
Politikë

Berisha: Bandat vepruan në 10 qarqe për të sjellë në Parlament 30 deputetë të PS!

14 Maj, 2025 9:17 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Berisha: Vjedhja dhe korrupsioni u shndërruan në votë!

14 Maj, 2025 9:06 pm
Para
Raportonte LIVE, djali futet në studio dhe përpiqet të përqafojë spikeren

Raportonte LIVE, djali futet në studio dhe përpiqet të përqafojë spikeren

Anulimi i 30 qershorit, Meta: I gatshëm ti nënshtrohem kontrollit mjekësor

Meta: Kam dosjet e fasadave të Ramës, do i çoj...

Armand Shkullaku: Pse Rama ka frikë nga Albin Kurti

Armand Shkullaku: Pse Rama ka frikë nga Albin Kurti
















TE FUNDIT

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com