Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar sot emrin e ish-kreut të SHISH-it, Visho Ajazi, si ambasador në NATO. Propozimi i Visho Ajazit erdhi nga qeveria, pas dorëheqjes së këtij të fundit një muaj. Dorëheqje e cila la hije të shumta dyshimi për mënyrën se si u largua. Ndërkohë që Presidenti Ilir Meta në një dalje televizive e ka cilësuar si suprizuese dorëheqjen e Visho Ajazit, ndërsa i kishte dhënë mbështetjen e tij në krye të institucionit.