Presidenti Ilir Meta nuk ka firmosur ende dekretin e shkarkimit të ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati.
Në njoftimet nga presidenca për firmosjen e dekreteve për shkarkimin e ministrave, mungon ai i shefit të diplomacisë Bushati.
Ende nuk ka njoftim se kur do të ndodhë kjo dhe cilat janë arsyet se pse firmosja e dekretit për shkarkimin e ministrit Bushati, nuk është bërë ende.