Në një kohë kur politika ndodhet në një ngërç të krijuar prej disa kohësh, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, po pushon në Gjirin e Lalëzit, nga ku ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social “Facebook” një fotografi.
Krahas saj Meta shkruan se deti është zgjuar nervoz, po ai shpreson se do të reflektojë dhe qetësohet më vonë.
Kreu i shtetit shkruan:
“Mirëmëngjes nga Lalëzi! Edhe pse deti është zgjuar nervoz sot, shpresojmë të reflektojë dhe qetësohet më vonë.”