Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta nga burgu: Shqiptarët do bashkohen për të dërrmuar sektin që shpopulloi vendin

2025/05/01 at 7:10 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Meta nga burgu: Shqiptarët do bashkohen për të dërrmuar sektin që shpopulloi vendin

Vetëm dhjetë ditë para zgjedhjeve të 11 majit, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar një audio-mesazh nga burgu.


Sipas tij, 11 maji është një betejë e vërtetë, për të garantuar mbrojtjen e familjes shqiptare nga sekti më i rrezikshëm në botë i “Prindit 1 dhe Prindit 2”.

Ai tha se më 11 Maj me votën e tyre do të çelin një perspektivë fantastike duke garantuar klimën më miqësore ndaj biznesit.

“Të dashur qytetarë, shok dhe miq në tërë Shqipërinë dhe anembanë botës,

Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të Partisë së Lirisë,

Edhe 10 ditë na ndajnë nga fitorja historike e 11 Majit kur shqiptarët si kurrë më parë do të bashkohen në kutitë e votimit për të dërrmuar sektin më të pabesë që shpopulloi vendin tonë qëllimisht.

Edhe 10 ditë për të dërrmuar me votë regjimin e inceneratorëve që nuk ekzistojnë apo që nuk punojnë por që me lekët e vjedhura nga ju fabrikon sondazhe të rreme për të dekurajuar frymën e madhe dhe të pandalshme të ndryshimit.

Katër vite më parë rezultati i zgjedhjeve ishte i trukuar ende pa filluar fushata dhe arbitrat tip McGonigal ishin blerë siç u provua botërisht.

Tani kjo është një betejë e vërtetë dhe është një betejë për të garantuar ekzistencën e kombit tonë dhe mbrojtjen e familjes shqiptare nga sekti më i rrezikshëm në botë i “Prindit 1 dhe Prindit 2”.

Është një betejë për të shpëtuar gjysmën e fëmijëve të shqiptarëve që nuk ushqehen dot tre herë në ditë. Jo vetëm kaq, por për t’i mbrojtur fëmijët e të gjithë shqiptarëve edhe nga abuzimi siç bën paturpësisht dhe publikisht Kreu i Organizatës Kriminale edhe në këtë fushatë.

Ndaj programi ynë është programi që mbështet menjëherë çdo familje shqiptare dhe çdo pensionist, që në 100 ditët e para të qeverisjes.

Me ne, investitor strategjik është qytetari shqiptar, është çdo fermer shqiptar dhe çdo sipërmarrës shqiptar dhe Shqipëria bëhet fuqi prodhuese dhe eksportuese në rajonin tonë.

Më 11 Maj me votën tonë arkivojmë përgjithmonë klimën armiqësore ndaj biznesit dhe sipëmarrjes dhe çelim një perspektivë fantastike duke garantuar klimën më miqësore ndaj biznesit, duke rikthyer lirinë ekonomike për t’u dhënë oksigjen të gjithëve dhe për të nxjerrë nga intubimi i regjimit një popull të tërë plot aftësi dhe energji të ndrydhura nga ky regjim represiv dhe kleptokratik.

Partia e Lirisë ka një rol historik për të luajtur më 11 Maj dhe për të kontribuar për rotacionin më të rëndësishëm që nga 22 Marsi 1992.

Sot unë firmosa letrën e 4 mijë në këtë fushatë të pazakontë dhe çdo minutë tani, për mua por edhe për të gjithë ju, merr vlerën e orës, çdo orë merr vlerën e ditës dhe çdo ditë deri më 11 Maj merr vlerën e viteve dhe të dekadave që vijnë për të garantuar Shqipërinë e shqiptarëve të lirë, krenarë, të begatë dhe zotër në vendit e tyre duke hedhur në Lanë regjimin e kukullës së Sorosit që shpopulloi Shqipërinë dhe e shndërroi vendin tonë në një federatë bandash dhe kartalesh.

Me fjalët e poetit të pavdekshëm, Havzi Nelës “O Liri, o vdekje” dhe me programin tonë shpëtimtar për çdo pensionist, për çdo familje shqiptare, për të rinjtë dhe për të rejat tona të vrapojmë drejt fitores së 11 Majit, që do t’i bashkojë shqiptarët si kurrë më parë rreth interesit kombëtar dhe interesit publik, rreth Kushtetutës dhe së ardhmes europiane.

VOTO NR.1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”!

VOTO ILIR METAJ – QARKU TIRANË”, shkruan Meta.



Ju sugjerojmë

Përfshihen nga zjarri pylli dhe kullotat në Tragjas
Aktualitet

Përfshihen nga zjarri pylli dhe kullotat në Tragjas

8 Gusht, 2025 5:56 pm
BE u bën thirrje partive në Kosovë: Respektoni vendimin e Kushtetueses
Rajoni

BE u bën thirrje partive në Kosovë: Respektoni vendimin e Kushtetueses

8 Gusht, 2025 5:53 pm
Lufta në Gaza, telefonatë e tensionuar mes Trump dhe Netanjahut: Mos më thuaj më…
Bota

Lufta në Gaza, telefonatë e tensionuar mes Trump dhe Netanjahut: Mos më thuaj më…

8 Gusht, 2025 5:28 pm
Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze
Kronikë

Rreth 17 ton kokainë të sekuestruara, SPAK reagon për goditjen e grupit kriminal

8 Gusht, 2025 5:11 pm
CNN/ Pesë mënyra se si mund të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë
Bota

CNN/ Pesë mënyra se si mund të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë

8 Gusht, 2025 5:03 pm
Kancelari gjerman Merz uron Ramën: Pres me padurim bashkëpunimin tonë
Bota

Lufta në Gaza, Gjermania e ndalon furnizimin e Izraelit me armë

8 Gusht, 2025 4:51 pm
Situatë dramatike në Gazë: E sigurt se na kanë harruar
Bota

“Jemi të shqetësuar për planin e Izraelit”, Kina: Gaza i përket popullit palestinez

8 Gusht, 2025 4:46 pm
“Ideologjia perëndimore antifamiljare”, Putin “i shpall luftë” komunitetit LGBTI
Bota

Çfarë e frikëson vërtet Putinin pas tre vitesh e gjysmë luftë në Ukrainë?

8 Gusht, 2025 4:44 pm
Organizatat shqiptaro-amerikane-Trump: Inkurajoni njohjen reciproke Kosovë–Serbi
Aktualitet

Organizatat shqiptaro-amerikane-Trump: Inkurajoni njohjen reciproke Kosovë–Serbi

8 Gusht, 2025 4:39 pm
Marrëveshja mes PS dhe PD së Berishës, ambasada e SHBA: Inkurajojmë normalitetin në Parlament
Aktualitet

Aplikimi për vizë amerikane, Ambasada tregon se çfarë do të ndryshojë nga 2 shtatori

8 Gusht, 2025 4:35 pm
Para
Të rinjtë e Kosovës përballë papunësisë: Diploma në dorë, punë në sektorë të tjerë

Të rinjtë e Kosovës përballë papunësisë: Diploma në dorë, punë në sektorë të tjerë

Këshilltari i Trumpit për sigurinë kombëtare, Mike Waltz largohet nga posti

Këshilltari i Trumpit për sigurinë kombëtare, Mike Waltz largohet nga posti

Rama nga Berati: PS është e mira më e madhe për shqiptarët!

Rama nga Berati: PS është e mira më e madhe për shqiptarët!
















TE FUNDIT

Përfshihen nga zjarri pylli dhe kullotat në Tragjas

Përfshihen nga zjarri pylli dhe kullotat në Tragjas
8 Gusht, 2025

Pasditen e së premtes, një zjarr ka rënë në fshatin Tragjas, Njësia Administrative Orikum. Flakët kanë përfshirë zonën me pyll...

Lexo më shumë

BE u bën thirrje partive në Kosovë: Respektoni vendimin e Kushtetueses

BE u bën thirrje partive në Kosovë: Respektoni vendimin e Kushtetueses
8 Gusht, 2025

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje të premten partive parlamentare në Kosovë ta pranojnë vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese...

Lexo më shumë

Lufta në Gaza, telefonatë e tensionuar mes Trump dhe Netanjahut: Mos më thuaj më…

Lufta në Gaza, telefonatë e tensionuar mes Trump dhe Netanjahut: Mos më thuaj më…
8 Gusht, 2025

Një bisedë e tensionuar është regjistruar midis Donald Trump dhe Benjamin Netanyahut. NBC News ka zbuluar se Presidenti amerikan e...

Lexo më shumë

Rreth 17 ton kokainë të sekuestruara, SPAK reagon për goditjen e grupit kriminal

Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze
8 Gusht, 2025

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kryer hetime kundër një organizate kriminale të nivelit të lartë,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com