Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka përcaktuar ditën për raundin e dytë për zgjedhjen e kandidaturave për President. Meta tha se raundi i dytë zhvillohet ditën e nesërme në orën 15:00.
“Duhet të jemi sa më konsensual për zgjedhjen e Presidenti të ri. Kjo mazhorancë e ka numrin për përzgjedhjen e Presidentit te ri. Ky kërkon dhe meriton edhe bashkëpunimin e opozitës. Ky raund do të filloje nesër, një seancë më vetë përveç asaj të zakonshmes.
Kërkesa e grupit parlamentarë të shumicës, jane 5 raunde. Ne do ta presin në varësi të mundësive. Nuk mjafton vetëm ta presim por edhe opozita duhet të vijë. Fillimi i javës së ardhshme të jetë fillimi i dialogut”.
Ndërsa raundi i parë u ezaurua pa asnjë kandidat.
Vijon…