Kryesore

Meta në konferencë për shtyp, akuza të forta qeverisë


               Publikuar në : 08:08 - 25/06/19 |
geliano fataj

Herët në mëngjes, presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat ishte i ashpër në lidhje me situatën politike dhe pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor. Me një gjuhë që ishte e pazakontë për Ilir Metën, Presidenti tha se KQZ ishte një organiztë socialiste. Sipas tij Kolegji zgjedhor nuk mund të shqyrtonte aspak vlefshmërinë e dekretit të Presidentit të Republikës.

“Vendimi i marrë dje ka të bëjë vetëm me marrëdhënien e partisë ankuese dhe organizatës socialiste në KQZ që kanë vendosur të zhvillojnë një proces të paligjshëm në 30 Qershor. Presidenti sqaron se në këtë proces Kolegji Zgjedhor nuk mund të shqyrtonte aspak vlefshmërinë e dekretit të Presidentit të Republikës. Institucioni i Presidentit të Republikës nuk është thirrur si palë në këtë proces. E për pasojë vendimi i marrë nuk mund të prodhojë asnjë efekt juridik. Vendimi i djeshëm ka efekt për kundrejt palëve në proces dhe vetëm për ata që çka është vendosur midis këtyre dy palëve, pranë organizatës socialiste në KQZ dhe aleatit të PS. Vendimi i djeshëm është një truk procedural për të justifikuar politikisht paligjshmërinë e organizatës politike në KQZ. Ky është një operacion i dështuar pasi nuk prek aspak vlefshmërinë e dekretit të Presidentit të Republikës”, tha Meta.

“Gjithçka që u pa dje ishte një shfaqje e rëndomtë që nuk ka asnjë lidhje me shtetin e së drejtës. Jemi në një situatë paradoksale kur Presidenti i Republikës ka anuluar një proces zgjedhor. Dekreti i Presidentit është marrë në mbështetje të plotë me Kushtetutën. Vetëm Gjykata Kushtetuese mund të shqyrtojë vlefshmërinë e dekretit të Presidentit të Republikës. Presidenti i bën thirrje mazhorancës të tërhiqet nga thellimi në paligjshmëri. Vazhdoj të jem i duruar, të pres reflektimin e tyre dhe të kuptojnë se kanë përgjegjësi përpara qytetarëve shqiptarë, taksapaguesve dhe të ardhmes europiane të Shqipërisë që po vihet në pikëpyetje”, theksoi më tej Presidenti.

Pas