Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka thënë në Opinion se marrëveshja me Edi Ramën po funksionon dhe qeverisja me Ramën do vazhdojë. Meta tha se ne nuk do paraqesim mocion mosbesimi ndaj kryeministrit Rama.
“Qeveria eksperteve, atë që z Basha e quajti teknike sot, kjo erdhi si ide krejtësisht e imja.
Dyshimi kryesor i opozitës është se qeveria mund të kapë institucionet kryesore të drejtësisë.
Unë mendoj se ne duhet të jemi shumë të drejtë me opozitën, pasi ata kanë dhënë kontributin më serioz për drejtësinë, këtë ua kam thënë edhe ndërkombëtarëve.
PD për arsye pragmatike apo për arsye të kuptueshme që kanë të bëjnë me dyshimin se mos kapet sistemi, ajo me dëshirë apo padëshirë ka pranuar një ndryshim total të sistemit të drejtësisë, madje ka dhënë ca ide të guximshme.
Unë mendoj se opozita ka të drejtë të kërkojë që sistemi i drejtësisë të mos kapet nga pala tjetër“, tha Meta.
Fevziu: Koalicioni Rama-Meta a ka mbaruar? A do tërheqë LSI ministrat nga kabineti qeveritar?
“Qeveria aktuale Rama-Meta do të kapë këtë sistem që ajo të votojë reformën më datë 21 korrik, unë isha i gatshëm që ne të bënim çdo sakrifikicë për të sakrifikuar pushtet për të bërë shtet“.