Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta: Ndërhyrjet e papërgjegjshme në Kushtetutë, si ndërtesat që u rrëzuan

2019/12/03 at 9:40 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Xhaferrllari”, rrëfehet Meta: Kur isha në koalicion me doktorin…

Presidenti Meta ka bërë sot një paralelizëm të fortë mes  ndryshimeve të Kushtetutës dhe tërmetit të goditi vendin në 26 nëntor.


Në një intervistë televizive, Meta tha ndër të tjera se “duhet të kuptojmë që themelet e Kushtetutës, për fat të keq, do të më duhet të bëj paralelizëm me tërmetin, janë goditur po aq fort”.

Ai theksoi se ndryshimet kushtetuese kanë dëmtuar kontrollin dhe balancën mes pushteteve duke nënvizuar këtu ndryshimet e vitit 2008.

“Ajo që ka ndryshuar dhe që është dëmtuar është një parim serioz i kontrollit dhe i balancës, përmes ndërhyrjeve të papranueshme që ndodhën në prill të 2008-s, ku drejtuesit e dy partive kryesore, për fat të keq me bekimin e disa ambasadorëve, për të kaluar një krizë momentale apo për të plotësuar disa interesa të ngushta partiake, bënë për dy ditë disa ndryshime jashtë çdo procedure dhe rregulli, të cilat vinin në kundërshtim me disa nga parimet kryesore të Kushtetutës së parë dhe të mekanizmave që ajo kishte fiksuar për të mbajtur sa më të qëndrueshëm kontrollin dhe balancën e pushteteve në Shqipëri.

Me lista të mbyllura nga 2008-ta deri tani e kemi të vështirë të flasim për një demokraci të mirëfilltë parlamentare. E shohim sesi deputetët në rresht ngrenë kartonin për të shkelur çdo nen të Kushtetutës edhe në mënyrën më flagrante siç ka ndodhur. Shohim që politika është përqendruar vetëm në disa persona të cilët kushtëzojnë jetën e gjithë të tjerëve, deputetëve apo kandidatëve të mundshëm në për lista apo kryetarëve të bashkive dhe në këtë mënyrë shohim që qytetarët nuk kanë ku të ankohen.”, tha Meta ndër të tjera.

Sa i përket thirrjes së tij për referendum, Meta tha se ajo nuk është e vonuar pasi e ka kërkuar këtë gjë vazhdimisht edhe në të shkuarën.

“Unë e kam ngritur në 2008-n madje kur janë bërë këto ndryshime, kur me disa kolegë të tjerë deputetë të forcave të ndryshme jashtë PD-së dhe jashtë PS-së kemi bërë dhe një grevë urie në Kuvendin e Shqipërisë. Ka pasur dhe një forum për mbrojtjen e Kushtetutës në atë kohë, ku merrnin pjesë dhe shumë aktivistë të shoqërisë civile si i ndjeri Andrea Stefani, analisti i njohur Artur Zheji, Sazan Guri e shumë personalitete të tjera.

Në vijimësi unë kam qenë gjithmonë për rishikimin dhe kam thënë gjithmonë që asnjëherë nuk do pajtohem me ndryshimet që u bënë në prill të 2008 në Kushtetutë sepse për mendimin tim ishte një sjellje tërësisht e padenjë për klasën politike, pasi një Kushtetutë që e voton populli ti nuk mund ta ndryshosh për dy ditë e për dy netë. Sepse që në këtë moment themelet e këtij shteti ligjor i ke vënë në diskutim dhe siç ndryshohet për dy ditë, mund ta ndryshosh nesër për dy orë. E vetmja rrugë për ndryshime Kushtetuese do ishte vetëm referendumi sepse vetëm qytetarët mund të vendosnin nëse do të ndryshonin apo jo disa nga ato rregulla mjaft të rëndësishme që ata votuan për të garantuar të drejtat e tyre Kushtetuese dhe parimet kushtetuese me të cilat ndërtohet ky shtet.”, deklaroi Meta. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Miratohet vendimi, në territorin e Aeroportit të Kukësit do të ndërtohet central fotovoltaik
Kryesore

Lëvizje emrash edhe në disa Ministri, kush vjen dhe kush largohet

5 Nëntor, 2025 5:28 pm
Mbledhje në Partinë Socialiste, kryeministri Rama thërret deputetët në selinë rozë
Kryesore

Mbledhje në Partinë Socialiste, kryeministri Rama thërret deputetët në selinë rozë

5 Nëntor, 2025 5:25 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Putin: Nëse SHBA rifillon testet bërthamore, do të veprojmë edhe ne

5 Nëntor, 2025 5:11 pm
Komisionerja Kos takim me Spiropalin: S’ka asnjë dyshim, Shqipëria në rrugën e duhur
Aktualitet

Komisionerja Kos takim me Spiropalin: S’ka asnjë dyshim, Shqipëria në rrugën e duhur

5 Nëntor, 2025 4:51 pm
Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit për Lekun
Aktualitet

Banka e Shqipërisë mban të pandryshuar normën bazë të interesit për Lekun

5 Nëntor, 2025 4:37 pm
Kurti mbështet Thaçin: S’ka arsye ligjore përse krerët e UÇK-së të mbeten në Hagë
Rajoni

Kurti mbështet Thaçin: S’ka arsye ligjore përse krerët e UÇK-së të mbeten në Hagë

5 Nëntor, 2025 2:46 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Kryesore

Emrat e anëtarëve të PD për Komisionet e Zgjedhores dhe Territoriales

5 Nëntor, 2025 1:57 pm
Raporti i BE, Berisha: Plotësohet vetëm kriteri gjeostrategjik, asnjë tjetër
Politikë

Raporti i BE, Berisha: Plotësohet vetëm kriteri gjeostrategjik, asnjë tjetër

5 Nëntor, 2025 1:42 pm
I lidhur në një kryq dhe me uniformën e të burgosurit, skulptura prej dylli e Trump
Bota

I lidhur në një kryq dhe me uniformën e të burgosurit, skulptura prej dylli e Trump

5 Nëntor, 2025 1:16 pm
Tuneli i Llogorasë, Bardhi publikon mesazhet e Ballukut dhe Evis Berberit
Politikë

Tuneli i Llogorasë, Bardhi publikon mesazhet e Ballukut dhe Evis Berberit

5 Nëntor, 2025 1:08 pm
Para
Rama fton Bashën në tryezë: Ka kohë me luftu, kjo është koha me u ftillu

“I dashur Lulzim…”, Rama i drejtohet me tjetër ftesë Bashës

Live-Opinion/ Historiku i katastrofave natyrore në Shqipëri

Live-Opinion/ Tërmeti, 7 ditë mes dhimbjes dhe tronditjes

Shqipëria: Censura studimore dhe politika në një kontent historik

Studimi Amerikan për Qytetin e Durrësit gjatë viteve 1920
















TE FUNDIT

Lëvizje emrash edhe në disa Ministri, kush vjen dhe kush largohet

Miratohet vendimi, në territorin e Aeroportit të Kukësit do të ndërtohet central fotovoltaik
5 Nëntor, 2025

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u propozuan disa ndryshime në përbërjen e disa institucioneve: – Znj. Armela...

Lexo më shumë

Mbledhje në Partinë Socialiste, kryeministri Rama thërret deputetët në selinë rozë

Mbledhje në Partinë Socialiste, kryeministri Rama thërret deputetët në selinë rozë
5 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka urdhëruar zhvillimin e një mbledhje në selinë e Partisë Socialiste mbrëmjen e sotme. Mësohet se në orën 19:00...

Lexo më shumë

Putin: Nëse SHBA rifillon testet bërthamore, do të veprojmë edhe ne

Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
5 Nëntor, 2025

Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi një mbledhje operative me anëtarët e Këshillit të Sigurisë. Në fillim të takimit u diskutuan...

Lexo më shumë

Komisionerja Kos takim me Spiropalin: S’ka asnjë dyshim, Shqipëria në rrugën e duhur

Komisionerja Kos takim me Spiropalin: S’ka asnjë dyshim, Shqipëria në rrugën e duhur
5 Nëntor, 2025

Një ditë pasi Komisioni Europian publikoi Progres Raportin 2025 për Shqipërinë, Komisionerja e Zgjerimit Marta Kos ftoi Ministren për Europën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com