Presidenti i Republikës Ilir Meta, këtë të diel përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” ka dhënë një mesazh mirënjohje për udhëheqësit fetarë.
Meta shkruan se udhëheqësit fetarë edukojnë rininë me dashuri për atdheun dhe apelojnë që të ndërtojnë të ardhmen këtu.
“U jemi mirënjohës udhëheqësve fetarë, që edukojnë të rinjtë me dashurinë për atdheun dhe apelojnë për të ndërtuar të ardhmen këtu”, thotë Meta.
Më herët, presidenti Meta mori pjesë në 100-vjetorin e mbajtjes së Kongresit të Parë Bektashian.
“Edhe pas 30 viteve nga rënia e regjimit ende jo vetëm besimi bektashian, por edhe të tjerë kanë pengesa për të funksionuar në mënyrë më efikase pranë besimtarëve të tyre. Është koha që shteti dhe të gjitha institucionet të zbatojnë të drejtat kushtetuese të besimeve duke filluar nga kthimi i pronave dhe duke vazhduar me mbështetjen që ato meritojnë”, deklaroi Meta pak orë më parë./Opinion.al