Aktualitet

Meta me tone të larta: Mos u shqetësoni, nuk kam dalë këtu për top model


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:12 - 15/03/21 |
Opi Nion

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar ditën e sotme në një dalje për mediat se presidenti i Shqipërisë dhe populli i Shqipërisë janë përballë një bande ndërkombëtare që synon të pastrojë paratë e “Ndraghetës”. Ai tha se sa herë ta ftojë presidentin në beteja do të jetë prezent, teksa me tone të lartë ka thënë që të mos shqetësohen për të, sepse ai është aty për të mbrojtur Kushtetutën dhe jo për top model.

“Për tonet e presidentit mos u shqetësoni. Presidenti nuk ka dalë këtu për top model as për aktor por për ti dal zot pluralizmit politik. Si një ish-student i dhjetorit që ka qenë dhe aq mbetet. Janë dy institucione garante.

Është presidenti i republikës si simbol i unitet kombëtar dhe Kushtetutës dhe populli i Shqipërisë dhe përballë nesh është një bandë ndërkombëtare dhe një bandë lokale që ka marrë përsipër të pastrojë paratë e Ndraghetës. Sa herë ta ftoni presidentin në beteja aty do e keni po me gjithë popullin e shqipërisë”, tha Meta./Opinion.al

Pas