Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta me akuza të forta: Rama është përgjegjës për drogën, Tahiri zgjedhje e tij personale

2017/06/06 at 9:54 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Meta me akuza të forta: Rama është përgjegjës për drogën, Tahiri zgjedhje e tij personale

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, i ka kthyer përgjigje ish-bashkëkryetarit në qeverisje Edi Rama lidhur me deklaratat e artikuluara gjatë fushatës se LSI nuk mban përgjegjësi për qeverisjen.


I ftuar në “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Meta tha se LSI ka marrë të gjithë përgjegjësitë e saj, por për drogën përgjegjës është Rama, pasi sipas tij emërimi i Ministrit të Brendshëm Tahiri ka qenë zgjedhje personale e tij.

Por Meta njeh një “mëkat” të LSI.

“LSI-ja mund të marrë përgjegjësi pse i votoi Ramës “Crown Agent’s” në Parlament në një mënyrë, do të thosha, jo shumë të ndershme, për arsye se do të duhej të ishte shpallur një garë, por e votoi, sepse mori garanci, besoi Ramën që do të bënte mrekulli me doganat. Kjo mrekulli nuk ndodhi, apo jo?Ne i dhamë një besim. Ai na dha garanci, ne i dhamë besim. Kjo gjë dështoi, nuk mund të marrë LSI-ja përgjegjësinë për këtë gjë”.

 Meta thotë se arroganca e Kryeministrit do ndëshkohet me 25 qershor.

“Gjithmonë ai fajin do ta gjejë diku, asnjëherë nuk do ta gjejë te vetja e tij. Unë mendoj se kjo arrogancë e tij do të ndëshkohet në mënyrë të pandalshme më 25 qershor”.

Pjesë nga intervista

Një pjesë në PS mendojnë se duke shkuar ju në presidencë, LSI-ja dobësohet.

Mendoj se ky është një iluzion i të gjithë atyre që nuk e njohin LSI-në dhe që do të jetë shumë vonë kur ta njohin.

Së dyti, “duan të jenë forcë e parë, por nuk i kanë bërë llogaritë me PS-në”. Të gjitha këto i thotë Rama…

Nuk e di se çfarë ka thënë Rama, por LSI-ja do të jetë forcë e parë, kjo është një histori që ka përfunduar. Është sot forcë e parë dhe do të jetë edhe në kutitë e votimit.

“LSI-ja nuk ka mbajtur asnjë përgjegjësi për gjërat që kanë shkuar keq gjatë qeverisjes”.

Absolutisht LSI-ja ka marrë të gjitha përgjegjësitë e saj. LSI-ja ka reflektuar. LSI-ja ka bërë edhe zëvendësime ministrash, madje edhe në funksione të tjera. Përgjegjësinë për drogën duhet ta mbajë Rama, nuk mund ta mbajë LSI-ja, sepse zgjedhja e Saimir Tahirit në krye të Ministrisë së Brendshme ka qenë një zgjedhje e tij personale, edhe pse ka pasur kundërshtime të mëdha edhe nga brenda nga PS-ja, por edhe unë i kam shprehur rezervat e mia atij dhe personit në fjalë.

Ia keni shprehur personalisht? Dhe çfarë ju ka thanë Rama?

Më ka thënë që ky është njeriu më i besuar, nuk kam njeri tjetër më të besuar. Përgjegjësinë për çështjen e drogës e ka Rama dhe askush tjetër dhe LSI-ja nuk ka asnjë lidhje.

Përgjegjësinë për futjen e shumë elementeve me rekorde kriminale në parlament e ka vetëm Rama dhe nuk ka asnjë përgjegjësi LSI-ja. Edhe një deputet që kishte LSI-ja që nuk e dinte se ishte me këto probleme, e kishte marrë Rama. Kjo është historia.

Tani për çfarë ka përgjegjësi LSI-ja? Për koncesionet? LSI-ja ka dy vjet që ka dorëzuar në parlament ligjin për koncesionet. Pse? Sepse është pasuri e të gjithë shqiptarëve dhe nuk mund të jepen koncesionet fshehurazi, të jepen burimet natyrore të Shqipërisë fshehurazi, të jepen miliardë euro fshehurazi. Aty i kemi të ardhurat, nuk i kemi tek taksat e larta.

Pse nuk i keni kundërshtuar fort, z. Meta?

Mendoj se këto mesazhe janë dhënë në mënyrë të qartë për të gjithë ata që kuptojnë nga politika, por natyrisht që tani është momenti që të jenë edhe më të qarta, meqenëse zoti Rama thotë se LSI-ja nuk merr përgjegjësi dhe ai merr përgjegjësi. Nuk e di se për çfarë ka marrë përgjegjësi zoti Rama? Për zotin Rama gjithmonë përgjegjësinë e ka ose Berisha, ose Luli, ose LSI-ja. Pra, gjithmonë ai fajin do ta gjejë diku, asnjëherë nuk do ta gjejë te vetja e tij. Unë mendoj se kjo arrogancë e tij do të ndëshkohet në mënyrë të pandalshme më 25 qershor.

“Meta ka mbajtur pushtet edhe me PD-në, edhe me PS-në dhe ka përfituar prej të dyve, por më pas ka drejtuar gishtin nga partia e madhe duke deklaruar fajtorin”. Citoj z. Rama

Kjo nuk është fare e vërtetë. LSI-ja ka ndarë përgjegjësinë me PD-në. Duhet t’i kthehemi vitit 2009. Pasi Rama bëri me Berishën ndryshimet kushtetuese në vitin 2008 për kthimin në errësirë, për të eliminuar LSI-në, pasi refuzoi koalicionin me LSI-në, LSI-ja nuk kishte rrugë tjetër pas zgjedhjeve, kur mbijetoi me shumë sakrifica, për të qenë faktor stabiliteti dhe faktor kontribues për zhvillimin dhe integrimin vendit, veçse të mbyllte koalicionin me PD-në, sepse një koalicion me PS-në e bënte të pamundur krijimin një shumice qeverisëse.

Dhe një mandat ishte i juaji.

LSI-ja me PD-në bëri liberalizimin e vizave që shqiptarët e kanë sot e kësaj dite. Nëse Shqipëria do të kishte hyrë në një krizë të thellë në atë kohë, ne nuk e dimë nëse do ta kishin sot shqiptarët këtë, mund të kishin fatin e shqiptarëve të Kosovës, që nuk e kanë ende. U bë gjithë ai lobim i jashtëzakonshëm.

Një arritje historike e Shqipërisë është gazsjellësi i TAP-it, që ishte një investim i jashtëzakonshëm në atë kohë, si edhe i shumë veprave të tjera. Në rast se ato nuk do të ishin bërë, atëherë të jesh i sigurt që investimet e huaja, do të ishin shumë më të ulëta tani. Shumë nga krenaritë e qeverisjes aktuale janë si rezultat i investimeve të jashtëzakonshme që filluan në atë periudhë, por që janë investime që kanë një vlerë afatgjatë për Shqipërinë.

Për sa i takon PD-së ajo ka pasur përgjegjësinë kryesore, sepse ajo ka qenë drejtuese e qeverisë. Edhe në rastin aktual PS-ja ka qenë drejtuese e qeverisë, kështu që nuk mund të marrë LSI-ja përgjegjësitë. LSI-ja mund të marrë përgjegjësi pse i votoi Ramës “Crown Agent’s” në Parlament në një mënyrë, do të thosha, jo shumë të ndershme, për arsye se do të duhej të ishte shpallur një garë, por e votoi, sepse mori garanci, besoi Ramën që do të bënte mrekulli me doganat. Kjo mrekulli nuk ndodhi, apo jo?Ne i dhamë një besim. Ai na dha garanci, ne i dhamë besim. Kjo gjë dështoi, nuk mund të marrë LSI-ja përgjegjësinë për këtë gjë.

/Oranews.tv/

Etiketa: ilir Meta


Ju sugjerojmë

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

25 Qershor, 2026 11:01 pm
Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë
Bota

Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë

25 Qershor, 2026 10:32 pm
Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
Life Style

Elon Musk humb statusin e trilionerit

25 Qershor, 2026 9:32 pm
Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë
Bota

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë

25 Qershor, 2026 8:04 pm
Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve

25 Qershor, 2026 7:39 pm
Protestat, policia procedon penalisht 11 persona
Kronikë

Protestat, policia procedon penalisht 11 persona

25 Qershor, 2026 7:04 pm
Botërori 2026/ Çfarë është Yataragasu, korbi që shfaqet në logon e Japonisë
Sport

Botërori 2026/ Çfarë është Yataragasu, korbi që shfaqet në logon e Japonisë

25 Qershor, 2026 6:39 pm
Rama vendos flamingot në profilin e Facebook-ut
Politikë

Rama vendos flamingot në profilin e Facebook-ut

25 Qershor, 2026 6:04 pm
Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë
Kronikë

Kërcënime ndaj një zyrtareje,në hetim disiplinor ish-drejtori i policisë së Shkodrës

25 Qershor, 2026 4:39 pm
200 milionë dollarë për Venezuelën, FMN akordon fondet për rindërtimin pas tërmeteve
Bota

200 milionë dollarë për Venezuelën, FMN akordon fondet për rindërtimin pas tërmeteve

25 Qershor, 2026 3:44 pm
Para
Skandal me Hekurudhat, “zhduken” 300 tonë skrap

Skandal me Hekurudhat, “zhduken” 300 tonë skrap

Artur Zheji: Rama është i hallakatur, nuk i merr 71 mandate

Artur Zheji: Rama është i hallakatur, nuk i merr 71 mandate

Fushata e Edi Ramës/ Hoxha: E para ishte heroike, kjo e dyta është komike

Fushata e Edi Ramës/ Hoxha: E para ishte heroike, kjo e dyta është komike
















TE FUNDIT

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Dita e 26-të e protestës, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
25 Qershor, 2026

Tubimi qytetar para Kryeministrisë vijoi për të 26-ën ditë, me të njëjtën kërkesë: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë...

Lexo më shumë

Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë

Rritet numri i të vdekur nga tërmetet në Venezuelë
25 Qershor, 2026

Numri i vdekjeve si pasojë e dy tërmeteve të fuqishme që kanë goditur Venezuelën, ka shkuar në të paktën 188....

Lexo më shumë

Elon Musk humb statusin e trilionerit

Elon Musk: Vendosuni sanksione oligarkëve ukrainas, kështu afrohet fundi i luftës
25 Qershor, 2026

Biznesmeni amerikan dhe pronari i kompanive si SpaceX dhe Tesla, Elon Musk, u bë personi i parë në botë pasuria...

Lexo më shumë

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë

Mbi 25 mijë persona raportohen të zhdukur pas tërmeteve në Venezuelë
25 Qershor, 2026

Pas tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, më shumë se 25 mijë persona janë raportuar të zhdukur, ndërsa familjet vazhdojnë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}