Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka njoftuar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu për tubimin që ai ka paralajmëruar se do të mbajë më 2 mars në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’
Në njoftim thuhet se qëllimi i këtij manifestimi është “ndërgjegjësimi dhe zgjimi i qytetarëve shqiptarë për të mbrojtur dhe rivendosur sovranitetin e tyre mbi të gjitha institucionet e Republikës” dhe “nënshkrimi nga Presidenti i Republikës përpara sovranit (popullit), të dekretit të parë kundër grushtit të shtetit”
Motoja e këtij manifestimi me qytetarët do të jetë: “Për Republikën; Për Kushtetutën; Për Kombin; Për unitetin e popullit”.
Ashtu siç është parashikuar aktiviteti do të mbahet në orën 17:00 nën drejtimin e presidentit Meta të ndihmuar nga këshilltarët e tij Bahri Shaqiri, Dodë Prega dhe Shemsi Premçi.
Në këtë organizim do të mbajë fjalën e tij Presidenti Meta dhe personalitete të spikatura publike që dëshirojnë të përcjellin mesazhe, frymëzuar nga motoja e këtij manifestimi, por jo politikan, dhe as ushtarakë aktivë. /Opinion.al