Presidenti Ilir Meta i ka dërguar një letër eprorëve të Bernd Borchardt në Shqipëri ku shprehet se ambasadori i OSBE në Tiranë është i padëshirueshëm në Presidencë.
Meta ka thënë se e ka marrë këtë vendim për dy arsye. E para, sipas Metës, sepse Borchardt vuri në diskutim Dekretin e Presidentit për zgjedhjet vendore në Shqipëri në qershor 2019. E dyta, sepse ai, i tregoi publikisht gishtin qytetarëve shqiptarë.
Letra është dërguar nga Kabineti i Presidentit në adresë të Zyrës së Asamblesë Parlamentare të OSBE në Kopenhagen, Zyrës së Pranisë së OSBE në Tiranë dhe Drejtorisë së Protokollit të Shtetit të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme në Tiranë./ Opinion.al/