Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta ktheu ligjin, Balla reagon por nuk i përgjigjet kritikave për 4 nenet

2019/08/06 at 6:33 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Meta ktheu ligjin, Balla reagon por nuk i përgjigjet kritikave për 4 nenet

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me vendimin e presidentit Meta për të kthyer në parlament ligjin 44/2019 që parashikon disa ndryshime në Kodin Penal.


Balla shkruan se ky vendim i Presidentit tregon se ai nuk është dakord “që në një shoqëri demokratike, dhuna të ndëshkohet e kurrsesi nuk mund të tolerohet”.

Ndryshimet e propozuara në Kodin Penal shkruan Balla adresojnë shqetësimet e qytetarëve në lidhje me sigurinë ushqimore, dhunën ndaj mjekëve, policëve, funksionarëve të shtetit dhe atë në stadiume. Gjithashtu shton ai zgjerohet fusha e mbrojtjes kundër bllokimit të akseve kombëtare, cënimi i të drejtave të autorit.

“Ilir Meta nuk qenka dakord me sigurinë ushqimore të shqiptarëve – kush shet mallra ushqimore të skaduara duhet të ndëshkohet më shumë. Presidenti në detyrë Ilir Meta u rreshtua sot në krah të dhunuesve ndaj mjekëve apo policëve të shtetit. Ilir Meta u rreshtua sot krah bllokuesve të rrugëve, teksa shqiptarët shkojnë në punë, shtëpi, spital, e kudo tjetër. Kush shkel të drejtat e autorit, duhet të ndëshkohet, por Presidenti në detyrë nuk qenka dakord” janë disa nga akuzat që nënkryetari i PS hedh ndaj Metës statusin e të cilit ai e quan president në detyrë.

Megjithatë Balla në statusin e tij, me gjithë argumentimin për të mirat që sjell ligji 44/2019, nuk i kthen përgjigje kritikave për 4 nenet që Meta i cilëson si problematike dhe të formuluara jo qartësisht sipas tij.

LEXO: Meta kthen ndryshimet në Kodin Penal, ja 4 nenet problematikë

Presidenti në argumentimin e tij arsyeton se neni 3,6,7 dhe 11 kanë mangësi në formulim dhe mund të shkaktojnë problematika juridike. Këto nene konkretisht lidhen me ndërhyrjet e padrejta në jetën private, përdorimin e shprehjeve abstrakte si “ose ka mundësi të shkaktojë” në nenet 6 dhe 7 si dhe mos përcaktimin e saktë të subjektit të veprës penale në nenin 11 për braktisjen e kafshës të shoqërimit.

Balla nuk përmend asnjë nga këto në statusin e tij përveç pikës së fundit.

“Një nen i ri në Kodin Penal rregulloi problemin e qarkullimit të kafshëve të rrezikshme zoti President, si qentë agresivë, pa maska mbrojtëse. Ku hyn siguria juridike këtu? Mosvendosja e këtyre maskave do të gjobitet deri në 1 milionë lekë gjobë. Ndërsa në rastet e dëmtimit të qytetarëve nga kafshimi, përgjigjet penalisht pronari i qenit (deri në 10 vjet burg nëse shkaktohet vdekja)” shkruan ai. Megjithatë kritika ndaj nenit 11 nuk ka të bëjë me sigurinë juridike por me mos përcaktimin e saktë të subjektit të veprës penale dhe faktin se nuk rregullon situatën ku pasoja në shëndetin e një personi, plagosja e rëndë nga kafsha mund të ndodh në banesën e pronarit të kafshës. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Rama: Në fillim të 2026-ës gati, mjeti i Identifikimit Digjital
Kryesore

Rama: Në fillim të 2026-ës gati, mjeti i Identifikimit Digjital

20 Tetor, 2025 1:20 pm
Ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore
Aktualitet

Ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore

20 Tetor, 2025 12:51 pm
Helmohen disa banorë në Bulqizë
Kronikë

Pogradec, shpërthen granata, plagoset 49-vjeçari

20 Tetor, 2025 12:24 pm
PS kërkoi përjashtimin e Bardhit me 30 ditë, të hënën mblidhet Komisioni i Etikës
Kryesore

Gazment Bardhi përjashtohet me 15 ditë nga punimet e Kuvendit

20 Tetor, 2025 12:21 pm
Nënë e bir humbën jetë nga zjarri,shefi i zjarrfikësve:Nuk e kemi përcaktuar shkakun
Aktualitet

Nënë e bir humbën jetë nga zjarri,shefi i zjarrfikësve:Nuk e kemi përcaktuar shkakun

20 Tetor, 2025 11:37 am
Mesazhi që Berisha “firmos” në SPAK: Dumani, avokati i Mcgonigal
Aktualitet

Mesazhi që Berisha “firmos” në SPAK: Dumani, avokati i Mcgonigal

20 Tetor, 2025 11:19 am
Trump paralajmëron Zelenskyn: Hiq dorë nga Donbasi ose Putini do t’ju ​​shkatërrojë
Bota

Trump paralajmëron Zelenskyn: Hiq dorë nga Donbasi ose Putini do t’ju ​​shkatërrojë

20 Tetor, 2025 10:08 am
Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë
Bota

“Putin, më i fortë se Hamasi”, Zelensky: SHBA të ushtrojë më shumë presion

20 Tetor, 2025 9:34 am
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, partitë shqiptare kryesojnë në disa komuna
Kryesore

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, partitë shqiptare kryesojnë në disa komuna

20 Tetor, 2025 8:30 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 20 tetor 2025

20 Tetor, 2025 8:27 am
Para
Kryebashkiakët e Ramës ne skaner, Basha: Shikoni pseudobashkiakët e rinj

Kryebashkiakët e Ramës ne skaner, Basha: Shikoni pseudobashkiakët e rinj

Habit studimi i fundit, shumica e femrave e tradhtojnë partnerin me ish të dashurin

Bazuar në shenjën e horoskopit, përse tradhëtojnë ata

OSHEE njofton stakim të energjisë, ja zonat dhe oraret

OSHEE njofton stakim të energjisë, ja zonat dhe oraret
















TE FUNDIT

Rama: Në fillim të 2026-ës gati, mjeti i Identifikimit Digjital

Rama: Në fillim të 2026-ës gati, mjeti i Identifikimit Digjital
20 Tetor, 2025

Nga fillimi i vitit 2026 do të jetë gati për qytetarët mjeti i Identifikimit Digjital. Lajmin e dha kryeministri Edi...

Lexo më shumë

Ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore

Ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore
20 Tetor, 2025

Prej 12 ditësh, ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet i shtruar në një spital privat në Tiranë për shkak të problemeve shëndetësore. Mësohet se...

Lexo më shumë

Pogradec, shpërthen granata, plagoset 49-vjeçari

Helmohen disa banorë në Bulqizë
20 Tetor, 2025

Një 49-vjeçar është plagosur si pasojë e shpërthimit të një granate në Pogradec. Sipas uniformave blu, shtetasi me iniciale G.Y.,...

Lexo më shumë

Gazment Bardhi përjashtohet me 15 ditë nga punimet e Kuvendit

PS kërkoi përjashtimin e Bardhit me 30 ditë, të hënën mblidhet Komisioni i Etikës
20 Tetor, 2025

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është përjashtuar 15 ditë nga punimet e Kuvendit. Vendimi për përjashtimin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com