Kryesore

Meta kthen shtesën e koncesionit në Porto Romano: Është cenuar gara e lirë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:34 - 23/05/20 |
Opi Nion

Presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend shtesën në kontratën koncesionare në Porto – Romano për kompaninë “porti MBM (MULTY BUOY MOORING)” e cila u miratua nga qeveria në datën 30 prill.

Kompania kërkoi që të shfrytëzojë 100% portin. Deri tani kompania shfrytëzonte pjesën veriore të portit për përpunimin e mjeteve lundruese që transportojnë hidrokarbure, ndërkohë më ndryshimet që u miratuan kompania do të ketë të drejtë që të shfrytëzojë pjesën jugore të portit për transport mallrash.

Kreu i Shtetit shpjegon ndryshimet e kontratës koncesionare që miraton ky ligj, ndërsa thekson se është cenuar gara e lirë dhe e ndershme, si dhe parimet bazë që duhet të udhëheqin një procedurë koncesioni.

“Për gjithë sa u parashtrua më sipër, në bindje të Kushtetutës dhe në zbatim të nenit 85, pika 1, të saj, kam vendosur kthimin për rishqyrtim të ligjit nr. 58/2020 ‘Për miratimin e shtesës së kontratës së koncesionit të formës ‘BOT’ (ndërtim, shfrytëzim dhe transferim) të një porti të llojit MBM në Porto-Romano, Durrës, miratuar me ligjin nr. 104/2015, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqërisë koncesionare ‘Porti MBM (Multy Buoy Mooring)’, të ndryshuar’, pasi ky ligj bie ndesh me parimet e mbrojtura nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Gjithashtu, deklaron ai në adresë të Presidentit të Republikës, në datën 7 maj 2020, me shkresën me nr. 107 prot., është administruar edhe shqetësimi i ngritur nga shoqëria “EMS Albanian Port Operator” sh.p.k. në lidhje me ndryshimin e kontratës së miratuar me ligjin nr. 104/2015. Këto shqetësime ngrenë pretendime mbi shkelje të mundshme të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit nga ana e Republikës së Shqipërisë, të ligjit nr. 9121, datë 28.7.2003 “‘Për mbrojtjen e konkurrencës’, i ndryshuar”, si dhe të vetë kontratës së koncesionit të Terminalit Lindor të Portit të Durrësit, që ministria përgjegjëse ka lidhur me shoqërinë ankuese. Kjo shoqëri, ngre edhe shqetësimin se, miratimi i shtesës së objektit përmes ligjit nr. 58/2020, i cenon të drejtat që i janë njohur nga autoriteti kontraktor, si e drejta e përparësisë në zhvillimin e një terminali mallrash rifuxhio në rast të zhvendosjes në një zonë tjetër. “Kur për të dyja këto marrëdhënieve kontraktore me të drejta dhe detyrime për shtetin shqiptar, parashikohen aplikime tarifash, ekziston rreziku që këto tarifa të jenë të diferencuara për të njëjtin aktivitet, duke krijuar pozitë dominuese në treg. Kjo bën të detyrueshme që përpos sa më sipër, marrëveshja ndryshuese koncesionare duhej t`i ishte nënshtruar edhe vlerësimit të Autoriteti të Konkurrencës, nëse rrezikohen të krijohen kushte të pabarabarta të ushtrimit të aktiviteteve. Meqënëse ky konsultim nuk është realizuar, i mbetet Kuvendit të Shqipërisë detyrimi që përmes autoritetit kontraktor, të realizojë këtë vlerësim të thelluar për të gjitha kontratat koncesionare të lidhura me këtë objekt, sipas ligjit nr. 9121/2003 dhe legjislacionit në fuqi. Këto shqetësime, duhet të merren në shqyrtim nga Kuvendi, për të vlerësuar dhe shmangur çdo konflikt të mundshëm para gjykatave vendase apo atyre të arbitrazhit, që mund të përkthehen në kosto shtesë të buxhetit të shtetit, në formën e dëmshpërblimit financiar.
Kthimin në Kuvend të ligjit nr. 58/2020 “Për miratimin e shtesës së kontratës së koncesionit të formës ‘BOT’ (ndërtim, shfrytëzim dhe transferim) të një porti të llojit MBM në Porto-Romano, Durrës, miratuar me ligjin nr. 104/2015, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqërisë koncesionare ‘Porti MBM (Multy Buoy Mooring)’, të ndryshuar”, për rishqyrtim sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti”, deklaron Kreu i Shtetit.

Shtesa shkaktoi polemika edhe mes shumicës qeverisëse. Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati doli kundër, duke kërkuar nga forca që bën pjesë që të ndahet nga oligarkia. Bushati u shpreh se  kjo shtesë nuk është në interes të qytetarëve, pasi shërbimi po i merret portit të Durrësit dhe po i jepet privat./ Opinion.al

Pas