Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta kthen në Kuvend ligjin për noterët, rendit 3 arsye

2019/01/15 at 3:42 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Meta: “Ndalimi i Balilit, falenderoj agjencitë tona dhe partnerët e huaj”

Meta vendosi sot të kthejë në Kuvend ligjin për noterët. “Presidenti i Republikës ka vendosur kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr.110/2018, Për noterinë, me qëllim rishqyrtimin e neneve 61, 65 dhe 76 të këtij ligji”, thuhet në njoftim. Ai kërkon të ndryshohen respektivisht nenet 61, 65 dhe 76 duke thënë argumentet si më poshtë:


1. Përmbajtja e nenit 61 të ligjit nr.110/2018 “Për noterinë”, nuk është i qartë dhe në harmoni me disa nene të tjera të këtij ligji. Formulimi i këtij neni përveç se nuk parashikon procedurën se si do të zbatohet në praktikë si dhe nuk përmban asnjë parashikim të shprehur që t’i japë të drejtë Ministrit të Drejtësisë që në bashkëpunim me Dhomën Kombëtare të Noterisë të nxjerrin aktet nënligjore me qëllim parashikimin e gjithë procedurës së hollësishme për realizimin e këtij procesi.

Kjo paqartësi krijon mundësi të intepretimit gjatë aplikimit në praktikë, gjë e cila krijon pasiguri juridike jo vetëm për vetë noterin, por dhe për palët/qytetarët, të cilët kanë zgjedhur të marrin shërbimet noteriale tek ai.

Në rast se neni 61 i ligjit nr. 110/2018, do të aplikohet sipas përmbajtjes së miratuar ku një tjetër noter do të administrojë zyrën e një noteri të pezulluar, është e pritshme dhe ekziston rreziku që gjithë atë marrëdhënie besimi që noteri i pezulluar ka krijuar, noteri administrator i zyrës së tij mund të përpiqet ta transferojë në zyrën e tij noteriale.

Pra, krijohet rreziku që një administrim i tillë nga një noter tjetër që është në kushte konkurence të krijojë ndërhyrje të hapur në aktivitetin e noterit të pezulluar, por edhe tek raporti mes klientit dhe noterit, duke prishur hapur konkurencën e lirë dhe të ndershme në këtë treg shërbimesh.

2. Parashikimet e nenit 65 të ligjit nr. 110/2018 “Për noterinë”, nuk garantojnë trajtim të barabartë të noterëve përballë kostos që do të duhet të përballojnë për sigurimin e veprimtarisë së tyre, si dhe mund të krijojë një deformim në tregun e sigurimeve referuar sigurimit të veprimtarisë së noterëve.

Nëse do të aplikohet dhe do të vendoset nga Asambleja e Përgjithshme e Noterëve një kontratë sigurimi kolektiv, dispozitat e nenit 65 të ligjit, duhet të rishikohen në mënyrë që të parashikojnë në mënyrë shteruese mënyrën edhe të përballimit të kostos së këtij primi sigurimi, në përputhje me nivelin e transaksioneve të realizuar në vitin paraardhës, gjithashtu duke iu referuar historikut të procedimit disiplinor të secilit noter.

Për më tepër, për të mos krijuar një situatë disi monopolizuese apo që të mund të deformojë konkurencën në shoqëritë e sigurimit, për sigurimin e aktivitetit të të gjithë noterëve me një shoqëri sigurimi, si dhe për të garantuar plotësisht të drejtat e noterëve si persona të siguruar, është e nevojshme që neni 65 i ligjit, të riformulohet ku veç të tjerave të parashikohet roli asistues dhe mbikqyrës i Byrosë Shqiptare të Sigurimeve dhe Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, me qëllim aplikimin e një kontrate kolektive apo individuale sigurimesh që të garantojë trajtim objektiv të secilit noter, si dhe asnjë deformim në tregun e sigurimeve.

3. Neni 76 i ligjit nr. 110/2018, nuk është i qartë, nuk ofron siguri ligjore për mbrojtjen dhe mbështetjen e shtresave të pamunduara të shoqërisë për të përballuar tarifat dhe shpenzimet noteriale, apo të kategorive të veçanta të shoqërisë.

Neni 71 i ligjit në formën e miratuar, mund të ngelet në praktikë një dispozitë deklarative dhe e pazbatueshme, pasi nuk parashikon asnjë detyrim për noterin për të ofruar një shërbim me tarifa të ulura. Sipas përmbajtjes së ketij neni duket sikur ulja e tarifave do të ngelet rast për rasti në diskrecion të vullnetit të noterit dhe jo si një detyrim për të. Pikërisht ky parashikim i paqartë, nuk garanton se shtresat në nevojë dhe respekivisht kategoritë e personave përfitues të ndihmës juridike do të mund të përfitojnë ndonjëherë ulje të tarifave. Për më tepër edhe vet shprehja “dhe vetëm në rast nevoje”, është shumë evazive, pasi kjo do të ngelet në kuptueshmërinë dhe ndërgjegjësimin e secilit noter për ta vlerësuar dhe jo si detyrim, çka krijon terren që në praktikë kjo dispozitë të ngelet një dispozitë e paaplikuar.



Ju sugjerojmë

Aksion si në filma/ Qarkullonin me mjet luksoz të armatosur, 3 në pranga. Njëri..
Aktualitet

Aksion si në filma/ Qarkullonin me mjet luksoz të armatosur, 3 në pranga. Njëri..

12 Korrik, 2025 9:52 am
“Lumi Buna, pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet”, Rama publikon pamjet
Aktualitet

“Lumi Buna, pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet”, Rama publikon pamjet

12 Korrik, 2025 9:37 am
Aksidentet, 3 radarë inteligjentë “Poliscan”/ Monitorim 24 orë në të gjitha akset
Aktualitet

Aksidentet, 3 radarë inteligjentë “Poliscan”/ Monitorim 24 orë në të gjitha akset

12 Korrik, 2025 8:45 am
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Aktualitet

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën 19-vjeçari

12 Korrik, 2025 8:35 am
Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 12 korrik 2025

12 Korrik, 2025 8:30 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 12 korrik 2025

12 Korrik, 2025 8:15 am
Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit të vjetër elektrik
Aktualitet

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit të vjetër elektrik

11 Korrik, 2025 11:02 pm
Përplasjet mes policisë dhe banorëve në Theth,Kisha Katolike:Të mbizotërojë paqja!
Aktualitet

Përplasjet mes policisë dhe banorëve në Theth,Kisha Katolike:Të mbizotërojë paqja!

11 Korrik, 2025 10:03 pm
Vijon aksioni i IKMT-së në Theth, pavarësisht orëve të vona
Aktualitet

Vijon aksioni i IKMT-së në Theth, pavarësisht orëve të vona

11 Korrik, 2025 9:45 pm
Festivali “Umbria Jazz”, policia shqiptare në ndihmë të autoriteteve italiane
Aktualitet

Festivali “Umbria Jazz”, policia shqiptare në ndihmë të autoriteteve italiane

11 Korrik, 2025 8:38 pm
Para
Video/ Rrëfehet gazetari Artan Hoxha: Si e takova natën Balilin e fshehur

Video/ Rrëfehet gazetari Artan Hoxha: Si e takova natën Balilin e fshehur

Zbulohet pas 3 shekujsh sekreti i Rembrandt

Zbulohet pas 3 shekujsh sekreti i Rembrandt

Nga operacionet e dështuara për kapjen e Eskobarit, tek dorëzimi i tij

Nga operacionet e dështuara për kapjen e Eskobarit, tek dorëzimi i tij
















TE FUNDIT

Aksion si në filma/ Qarkullonin me mjet luksoz të armatosur, 3 në pranga. Njëri..

Aksion si në filma/ Qarkullonin me mjet luksoz të armatosur, 3 në pranga. Njëri..
12 Korrik, 2025

Qarkullonin të armatosur me pistoletë dhe municion luftarak, në një automjet luksoz, njëri prej tyre tentoi të arratisej duke u...

Lexo më shumë

“Lumi Buna, pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet”, Rama publikon pamjet

“Lumi Buna, pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet”, Rama publikon pamjet
12 Korrik, 2025

Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamje të reja nga lumi Buna, duke njoftuar...

Lexo më shumë

EURO 2025: Riola Xhemaili e çon Zvicrën në eufori

EURO 2025: Riola Xhemaili e çon Zvicrën në eufori
12 Korrik, 2025

Falë golit në minutat e fundit të Riola Xhemailit Zvicra është për herë të parë në çerekfinalen e Kampionati Evropian...

Lexo më shumë

A mund të shpëtohet mbuloja e centralit bërthamor Çernobil?

A mund të shpëtohet mbuloja e centralit bërthamor Çernobil?
12 Korrik, 2025

Gjatë dimrit një dron rus dëmtoi mbulesën mbrojtëse të centralit bërthamor të mbyllur Çernobil. Ekspertët tani kanë zhvilluar një koncept...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com