Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta komenton mbledhjen e Grupit të PS: Na paska ndodhur shndërrimi i drejtësisë nga evropiane në ruse! 

2025/02/26 at 2:00 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Mediat e huaja jehonë arrestimit të ish-presidentit Ilir Meta: U prangos për pastrim parash 

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga burgu në lidhje me mbledhjen e grupit parlamentar të PS, ku foli edhe Rektori i Universitetit Bujqësor në lidhje me 24 urdhër arrestet e lëshuara nga SPAK për abuzime me tendera. 


Për Ilir Metën, mbledhja e grupit të PS ishte “një dëgjese e një profesori të intimiduar”, ndërsa për tha se “Rama konstatoi se na paska ndodhur shndërrimi i drejtësisë, nga europiane në ruse”. 

Ilir Meta thote se të gjithë arbitrazhet që humbet shteti shqiptar duhet të hetohen nga SPAK. 

“Pas dëgjesës publike të një profesori të intimiduar, para partisë së shkrirë me shtetin, sot mësuam, siç konstantoi edhe vet Kryeministri, se na paska ndodhur shndërrimi i drejtësisë, nga europiane (“veneciane”) që u votua me 140 vota në 21-22 korrik 2016, në një drejtësi ruse (bjelloruse). 

Mesa duket kjo ka ndodhur pa dijeninë e Ramës, i cili ishte i vetmi që nuk e donte konsensusin me 140 vota të Reformës në Drejtësi dhe i vetmi që nuk ishte në zyrën e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta kur të gjithë morën pjesë. 

Ndoshta për mospjesëmarrjen e Kryeministrit në atë takim, ku u vendos fati i reformës, ka ndikuar, miku i tij më i ngushtë, Charles McGonigal dhe miqtë e tjerë “amerikanë” si Rossini, falë lidhjeve të tyre me Deripaskën dhe njerëz të tjerë të lidhur me Kremlinin (ndoshta dhe me Minskun), që orkestruan edhe puçin antikushtetues për zgjedhjen me 69 vota të Prokurorit të Përgjithshëm, nga 84 vota që kërkonte Kushtetuta “veneciane”. 

Prandaj rikthimi i drejtësisë europiane (veneciane) është emergjencë, padyshim edhe për rastin e Z. Thoma Gëllçi, që e përmendi sot Kryeministri, si ekzemplar për mënyrën se si aplikohen standardet ruse (bjelloruse) të arrestimit në Shqipëri. 

Të jetë i sigurtë Kryeministri aktual, i shqetësuar me të drejtë nga profesori i intimiduar, që në të ardhmen e afërt do të vijë nga Gjykata e Strasburgut edhe një tjetër vendim për një profesor të nderuar, si Jamarbër Malltezi, që Edi Rama ndoshta nuk e njeh, por që u rrëmbye në aeroport duke pritur bashkëshorten, u arrestua pa u thirrur një herë të vetme nga prokurorët, u mbajt në qeli dhe sot mbahet në arrest shtëpie vetëm pse ka zhvilluar pronën e përfituar në mënyrë të ligjshme, falë firmës të Edi Ramës. 

Vendime të tilla do të vijnë plot nga Starsburgu për të cilat Kryeministri nuk ka patur dijeni. 

Në emër të Partisë së Lirisë zotohemi që për ne SPAK do të jetojë edhe 2 mijë vjet por për të goditur infiltrimin rus dhe bjellorus duhet urgjentisht të hetohet afera McGongial sepse është e padiskutueshme që falë ndikimit të tij, si mik i Deripaskës, është realizuar dhe garantuar rusifikimi i drejtësisë, natyrisht edhe i vetë SPAK. 

Për realizimin e derusifikimit të drejtësisë dhe segmenteve të caktuara në SPAK duhet urgjent bashkëpunimi me institucionet e reja amerikane të cilat e njohin shumë mirë këtë problematikë dhe i dinë se çfarë lidhjesh të rrezikshme ka patur McGonigali, se jo më kot Presidenti Trump ka thënë se armiku më i rrezikshëm është armiku i brendshëm. 

Rikthimi në shinat “veneciane” pra kushtetuese të reformës në drejtësi është shumë i thjeshtë. 

Nuk ka të bëjë më zhbërjen dhe as me incenerimin e SPAK dhe institucioneve të reja të drejtësisë, por me një verifikim së bashku me Komisionin e Venecias, të mënyrës se si është zbatuar Reforma në Drejtësi, nga ndryshimet kushtetuese në formimin e organeve të reja të drejtësisë dhe deri në rezultatet aktuale, që sipas Indeksit të Drejtësisë na renditin pas Vietnamit komunist dhe Bjellorusisë së Lukashenkos. 

Këtë askush nuk ka të drejtë ta kundërshtojë. 

Çdo prokuror dhe gjykatës që ka hetuar dhe gjykuar arrestimin e Z. Thoma Gëllci që është vlerësuar i paligjshëm nga Strasburgu, duhet të mbajë përgjegjësi dhe duhet ta dëmshpërblejë ai/ata z.Gëllçi dhe jo taskapaguesit shqiptarë. 

Kjo duhet të ndodhë për çdo rast individual dhe konkret, si përsa i takon masave të arrestit ashtu edhe dhe vendimeve që do të rrëzojë Gjykata Ndërkombëtare sepse kjo është në interesin e qytetarëve shqiptarë që kanë pagat dhe pensionet më të ulta në Ballkan dhe varfërinë më të lartë në kontinet. 

Gjithë arbitrazhet që humbet shteti shqiptar duhet të hetohen nga SPAK siç është rasti Beccheti dhe rastet e ngjashme ku është provuar se për faj të ndërhyrjeve të paligjshme të zyrtarëve të lartë, shqiptarët detyrohen të paguajnë qindra miliion euro që në fakt duhet të shkojnë për rritje pagash dhe pensionesh. 

Jemi gati që përveç 2 mijë viteve të tjera për të mbështetur SPAK, t’i shtojmë edhe 1 mijë vite shtesë jetë që prokurorët që hetojnë çështjen e inceneratorëve të na tregojnë se ku është inceneratori i Tiranës dhe ku përfunduan 60 milion dollarë, që Z. Ahmetaj ish-numri 2 i Qeverisë dhe një socialist i njohur, na ka thënë që SPAK e di se ku janë. Qytetarët kanë nevojë që të luftohet korrupsioni dhe paratë që janë në offshore dhe kudo tjetër t’u kthehen atyre, po kështu të gjitha dëmet që vijnë nga mungesa e standardeve europiane për arrestime apo gjykime që rrëzohen nga Gjykata e Strasburgut t’i paguajnë prokurorët dhe gjyqtarët përkatës, të cilët paguhen dyfish i rrogës së Kryetarit të Shtetit”,-shkruan Meta. 



Ju sugjerojmë

SHBA godet mallrat kineze me tarifë 145%
Bota

Trump vendos ndalesë udhëtimi për qytetarët nga 12 shtete

5 Qershor, 2025 8:46 am
Vjedhje në banesa dhe në lokale/Identifikohen 3 autorët, dy në pranga
Aktualitet

Vjedhje në banesa dhe në lokale/Identifikohen 3 autorët, dy në pranga

5 Qershor, 2025 8:37 am
“Saga” vijon, Kuvendi i Kosovës mblidhet për herë të 27-të
Rajoni

“Saga” vijon, Kuvendi i Kosovës mblidhet për herë të 27-të

5 Qershor, 2025 8:27 am
Përfitimet e Bullgarisë si anëtare e ardhshme eurozonës
Bota

Përfitimet e Bullgarisë si anëtare e ardhshme eurozonës

5 Qershor, 2025 8:22 am
Janë në listat e mbyllura, ja emrat e kandidatëve që fituan karrigen në Kuvend
Aktualitet

Sot seancë plenare, ja pikat që pritet të ndezin debatin PS-PD

5 Qershor, 2025 8:20 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 5 qershor 2025

5 Qershor, 2025 8:18 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 5 qershor 2025

5 Qershor, 2025 8:17 am
Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
-U tha në Opinion

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

4 Qershor, 2025 11:24 pm
“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
Kryesore

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

4 Qershor, 2025 10:44 pm
Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
-U tha në Opinion

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

4 Qershor, 2025 10:37 pm
Para
SPAK mbyll hetimet për Bardh Spahinë, çon dosjen për gjykim 

SPAK mbyll hetimet për Bardh Spahinë, çon dosjen për gjykim 

Millorad Dodik dënohet me një vit burg, i ndalohet edhe ushtrimi i detyrës për 6 vite 

Millorad Dodik dënohet me një vit burg, i ndalohet edhe ushtrimi i detyrës për 6 vite 

Emrat/ Goditën me sende të forta një shtetas në Durrës, arrestohen 4 persona të shpallur në kërkim! 

Emrat/ Goditën me sende të forta një shtetas në Durrës, arrestohen 4 persona të shpallur në kërkim! 
















TE FUNDIT

Trump vendos ndalesë udhëtimi për qytetarët nga 12 shtete

SHBA godet mallrat kineze me tarifë 145%
5 Qershor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar një vendim që ua ndalon hyrjen në Shtetet e Bashkuara të qytetarëve nga 12...

Lexo më shumë

Vjedhje në banesa dhe në lokale/Identifikohen 3 autorët, dy në pranga

Vjedhje në banesa dhe në lokale/Identifikohen 3 autorët, dy në pranga
5 Qershor, 2025

Policia e Tiranës ka finalizuar një tjetër operacion hetimor për zbardhjen e disa vjedhjeve në banesa dhe lokale, duke identifikuar...

Lexo më shumë

“Saga” vijon, Kuvendi i Kosovës mblidhet për herë të 27-të

“Saga” vijon, Kuvendi i Kosovës mblidhet për herë të 27-të
5 Qershor, 2025

Deputetët e Kosovës ka dështuar ditën e djeshme për herë të 26-të, në konstituimin e legjislaturës së nëntë, të dalë...

Lexo më shumë

Përfitimet e Bullgarisë si anëtare e ardhshme eurozonës

Përfitimet e Bullgarisë si anëtare e ardhshme eurozonës
5 Qershor, 2025

Komisioni Evropian mendon se Bullgaria është e gatshme të bëhet vendi i 21-të i Bashkimit Evropian që përdor euron. Sipas raportit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com