Ish-Presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Posaçme për zbutje të masës së sigurisë “arrest në burg”.
Tetë muaj pas arrestimit për herë të parë, Meta i drejtohet GJKKO-së.
Sipas tvklan, në argumentet e tij Meta thotë se vetë fakti i të qenit kreu i partisë së dytë opozitare në vend duhet të bindë gjykatën për lirimin e tij.
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi u morën të pandehur nga SPAK që u komunikoi akuzat e pastrimit të parave, korrupsionit dhe mosdeklarimit të pasurisë, ndërkohë që vendosi të vijojë hetimet edhe për 3 muaj të tjerë.