Presidenti Ilir Meta nëpërmjet një statusi në Facebook ka ironizuar edhe njëherë reformën në drejtësi duke e quajtuar Ramaformë.
Ai shkruan se pas pak ditësh bëhen 3 vite nga miratimi i saj dhe përshëndet me duartrokitje duke nënkuptuar në formë sarkastike se asgjë nuk është arritur për këtë periudhë kaq të gjatë.
“Mirëmëngjes të dashur qytetarë!
Reforma apo Ramaforma? Kjo është çështja. Po çfarë është Ramaforma? Përgjigje e thjeshtë: Zbatimi ”krijues” i Reformës. Timonieri ynë ka timon por s’ka frena, dhe si i tillë shquhet për “krijimtari” të papërmbajtshme.
Pas pak po e nisim me Kryereformën në drejtësi meqënëse pas pak ditësh nisim festimet për 3-vjetorin e miratimit të saj me 140 vota, duartrokitje dhe puthje të papërmbajtura”, shkruan Meta. /Opinion.al