Aktualitet

Meta jep urdhër: Të zbardhet urgjentisht ngjarja e Elbasanit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:48 - 24/04/21 |
Opi Nion

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dalë ditën e sotme në një konferencë të jashtëzakonshme.

Në fjalën e tij Meta është shprehur se duhet të zbardhet urgjentisht ngjarja e Elbasanit ku rezultoi me një viktimë dhe 4 të plagosur. Sipas Presidentit ka një vullnet të padukshëm i cili kërkon ta shtyjë këtë, çështje pas zgjedhjeve.

48 orë vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë për 100 vitet që vijnë. Kam besim te qytetarët

Arsyeja pse jam sot këtu është për të dekurajuar cdo lloj krimi zgjedhor. Jam këtu për t’ju drejtuar gjithë prokurorrëve gjyqatërve si kryetar i shtetit, që do të jetë në detyrë edhe të hënën e të martën e në vijim për të garantuar vazhdimësinë e shtetit dhe të ndërrimit të pushtetit. Ky është i vetmi angazhim i imi.
A ka patur shqetësime presidenti patjetër. A e ka ngritur zërin patjetër? për të shkuar në vesh të atyre që e duan Shqipërinë, jo hipokritëve që pas datës së nesërme duan t’i vënë kushte të reja vendit. Por ka dështuar ky skenar.

Dje kam bërë publike qëndrimin tim lidhur me ngjarjen në Elbasan, edhe pse po mbushen 72 orë ende prokuroria dhe polciia nuk kanë një version shterues. Kam ndjekur me vëmendje veprimet  për këtë ngjarje që meriton të zbardhet urgjentisht.  Dhe të mos kemi asnjë ngjarje tjetër, me fyerje, jo më me vrasje e plagosje. Edhe pse dje kam ngritur disa pyetje që kërkojnë përgjigje të shpejtë e të plota, prokuroria e policia duket se janë në një apati e nuk po veprojnë. Konstatoj se ka një vullnet të padukshëm për ta shtyrë pas datës së zgjedhjeve. Kjo ngjarje duhet të zbardhet urgjentisht sepse provat kanë qenë atje. Për ti thënë jo cdo lloj veprimi që përben krim zgjedhor, përsëris pyetjet e mia për organet e zbatimit të ligjit.” tha Meta ndërsa përsëriti pyetjet për institucionet ligjzbatuese.

Pas