Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta i përgjigjet Ramës nga Skrapari: Ja rruga që zgjedh LSI

2017/04/07 at 8:00 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Meta i përgjigjet Ramës nga Kuçova: Suksesi i zgjedhjeve të ardhshme nuk është rezultati, por besueshmëria

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, mori pjesë në prezantimin e projektit për rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimeve të Bashkisë së Skraparit.


Ky projekti përfshin qytetin e Çorovodës dhe fshatrat Çerenisht e Sharovë. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj, deputetët e LSI-së, Silva Caka e Gledjon Rehovica, Kryetari i Bashkisë Skrapar, Nesim Spahiu, ish-Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, etj.

Duke marrë fjalën, z. Ilir Meta tha se të rinjtë, ashtu si edhe të gjitha familjet shqiptare, duan perspektivë dhe stabilitet. Kryetari i Kuvendit u shpreh se shqiptarët duan të prekin sa më shumë projekte, që ndryshojnë jetën e tyre cilësisht dhe që sjellin investime të tjera dhe hapin vende pune.

meta

“Mesazhi i LSI-së është mjaft pozitiv dhe këtë mesazh duan të gjithë shqiptarët. LSI është një forcë shumë bashkëpunuese. Të gjithë e shikojnë që LSI nuk nxit konflikte dhe LSI është e përqendruar në çështje konkrete që ndihmojnë të rinjtë, që ndihmojnë maturantët, që ndihmojnë studentët, që ndihmojnë ata që duan punë më të mira, që ndihmojnë zona të ndryshme të vendit”, – tha Meta, i cili gjithashtu bëri apel për dialog mes palëve që vendi të ecë në rrugën e stabilitetit dhe të paqes sociale.

“Është shumë e rëndësishme të gjendet një zgjidhje në ditët që vijnë. Ne do të bëjmë çdo gjë që Shqipëria të ecë në rrugën e stabilitetit, të legjitimitetit të institucioneve dhe të paqes sociale. Të gjithë duam paqen sociale në familjen tonë, në vendin tonë, sepse pa këtë nuk ka as siguri, as arsimim më të mirë, as ekonomi më të mirë, as punë më të sigurta dhe padyshim nuk ka një perspektivë në këtë vend”, – deklaroi Kryetari i Kuvendit.

Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj, duke folur para banorëve të qytetit të Çorovodës, theksoi se në Bashkinë e Skraparit kanë vijuar investimet duke shtuar se shumë shpejtë do të nisë puna për ndërtimin e rrugës Përmet-Skrapar.

“Kemi investuar nga buxheti i shteti për ndërtimin e rrugës Buzuq-Skrapar dhe që besoj se do të përfundoj shumë shpejtë. E filluam projektin e ujësjellësit dhe besoj se shumë shpejt do të fillojë edhe faza zbatimit të tij e financuar nga Ministria e Transporteve dhe nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve dhe ju jap dhe lajmin tjetër që jemi shumë pranë të përfundimit të procedurave për fillimin e ndërtimit të rrugës Përmet-Skrapar”, – tha Dervishaj.

 

Etiketa: metapergjigjetramaskrapari


Ju sugjerojmë

Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit
Kronikë

Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit

21 Shtator, 2025 8:52 pm
Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran
Bota

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran

21 Shtator, 2025 6:02 pm
Auto-Skicë
Kryesore

“Pikë Uji” e Robert Budinës në faqet e New York Times

21 Shtator, 2025 3:37 pm
Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite
Aktualitet

Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite

21 Shtator, 2025 1:20 pm
Punonjëset e seksit do të kenë kontrata pune në Belgjikë 
Kronikë

Erdhën në Shqipëri si kërcimtare, vajzat nga Uganda shfrytëzoheshin për prostitucion

21 Shtator, 2025 11:45 am
Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot
-Jetë dhe Stil

Rriten temeperaturat, si do të jetë moti sot

21 Shtator, 2025 9:45 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 21 Shtator, zbuloni shenjat me fat

21 Shtator, 2025 9:15 am
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump kërcënon Venezuelën: Do të paguani një çmim të paimagjinueshëm

20 Shtator, 2025 11:02 pm
Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur
Bota

Panik në vendin ku do të mbahet funerali i Kirk, arrestohet një person i armatosur

20 Shtator, 2025 10:48 pm
5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
Bota

Vijonë sulmet e Izraelit, 34 të vdekur nga sulmet në Gaza

20 Shtator, 2025 10:27 pm
Para
Debati për qeverinë teknike/ Rama mbledh të rinjtë në tempullin e Apollonisë

Debati për qeverinë teknike/ Rama mbledh të rinjtë në tempullin e Apollonisë

Shkenctarёt zbulojnë njё planet të ngjashёm me tokёn

Shkenctarёt zbulojnë njё planet të ngjashёm me tokёn

Pse fëmijët qajnë kur janë në gjumë?

Pse fëmijët qajnë kur janë në gjumë?
















TE FUNDIT

Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit

Theu masën e sigurisë, kapet në Elbasan vëllai i Durim Bamit
21 Shtator, 2025

Në masë sigurie “arrest shtëpie”, por kapet në Elbasan. Është fjala për Valter Bami, vëllai i Durim Bamit, I cili...

Lexo më shumë

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe njohin Palestinën si shtet sovran
21 Shtator, 2025

Australia, Kanadaja dhe Britania e Madhe, kanë bërë të njohur vendimin e tyre për të njohur Palestinën si shtet sovran....

Lexo më shumë

“Pikë Uji” e Robert Budinës në faqet e New York Times

Auto-Skicë
21 Shtator, 2025

New York Times rekomandon filmin “Waterdrop” (Pikë Uji) të regjisorit Robert Budina duke e vendosur në listën prestigjioze të 5...

Lexo më shumë

Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite

Mbyllja e misionit diplomatik, Kim: Shërbeva për 29 vite
21 Shtator, 2025

“Me mirënjohjen për mundësinë që i shërbeva vendit tim si diplomate, unë do të tërhiqem zyrtarisht nga Departamenti i Shtetit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com