Aktualitet

Meta i përgjigjet Ramës: Do jem në Vlorë ditë e natë deri në 26 prill


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:39 - 10/04/21 |
Opi Nion

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur  ditën e sotme nga qyteti i Fierit kryeministrit të vendit Edi Rama me të njëjtat tone të ashpra.

Meta tha se kryeministri dhe gjithë të tjerët duhet ta kuptojë se në Vlorë nuk bëhet shaka. Ndër të tjera kreu i shtetit shtoi se do të bëjë gjithçka për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.

Sipas vlerësimit të Metës, Rama është një kuisling që po përdoret nga armiqtë e Shqipërisë.

“Të jetë i qetë edhe kryeministri, edhe Tërmet, deri më 26 prill do të jem në Vlorë, ditën edhe natën. Duhet ta kenë të qartë se cdo skenar i ndodhur në Vlorë do të jetë i papranueshëm. Duhet të kuptojnë se në Vlorë nuk bëhet shaka. Ilir Meta do të bëjë gjithçka për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme. Ai po përdor gjithë pushtetin për të blerë, shantazhuar. Shpesh ka pasur sukses në këtë rrugën e tij, por pengesa ka qenë Ilir Meta. Kjo është një betejë finale për 100 vitet që vijnë. Nuk është një betejë mes Ilir Metës dhe Edi Ramës. Edi Rama kuisling që po përdoret nga armiqtë e Shqipërisë, duke tentuar të nxjerrë në shitje edhe atë që ka ngelur, dhe të zëvendësojë vlonjatët e shqiptarët me bangladeshas”, tha Meta.

Pas