Ministri i Jashtëm grek, Niko Kotzias, ka përshëndetur vendimin e Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, për ti dhënë shtetësinë shqiptare Kryepeshkopit të Kishës Orthodokse, Anastas Janullatos. “Përshëndes vendimin e Presidentit Meta. Ky vendim njeh kontributin e madh të Janullatos. Dhënia e shtetësisë një akt i njohjes së veprës humane. Janullatos ka punuar për besimin midis dy vendete tona”, shkruan Kotzias. Janullatos iu dha shtetësia shqiptare nga Presidenca pas 25 viteve kontribut në ndërtimin e Kishës Ortodokse Shqiptare.