Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka zhvilluar ditën e sotme një takim me Presidentin e Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio.
Gjatë këtij takimi, Meta i ka dorëzuar Buquicchio raportin e përgatitur për Komisionin e Venecias. Po ashtu, Presidenti vlerësoi kontributin historik të Komisionit të Venecias për forcimin e institucioneve, të shtetit të së drejtës dhe demokracisë në Shqipëri.
Meta ka shprehur bashkëpunim të plotë për çdo çështje apo paqartësi që lidhet me të. Në këtë takim ishte e pranishme Albana Dautllari, Përfaqësuesja e Përhershme e Republikës së Shqipërisë./ Opinion.al E.Xh.