Presidenti Ilir Meta po zhvillon i pari homazhe për ish-Presidentin Bujar Nishani, i cili ndërroi jetë të shtunën në një spital në Gjermani. Meta është shoqëruar nga vajza e tij e madhe, ndërsa ka lënë edhe një shënim në bllokun e kujtimeve.
Ceremonia shtetërore e lamtumirës në nderim të ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, nisi në orën 10:00 në Presidencë dhe përfundon në orën 12:00.
Më pas, po me ceremoni shtetërore arkëmorti me trupin e pajetë të Bujar Nishanit, i shoqëruar nga kortezhi mortor, shkon në këmbë deri tek ura e Lanës, pastaj niset drejt varrezave të Sharrës, ku do të zhvillohet ceremonia e varrimit.